Pakoja me rroba pranë varrezave greke u dyshua si bombë, arrestohet roja i Manastirit të 'Shënkollit' në Këlcyrë

Pakoja me rroba pranë varrezave greke u dyshua si bombë, arrestohet roja i Manastirit të 'Shënkollit' në Këlcyrë

KELCYRE- Roja i sigurisë në Manastirin e Shënkollit në Këlcyrë është arrestuar nga policia, një ditë pas alarmit fals të përhapur, si pasojë e një pakoje të dyshimtë të gjetur pranë pranë varrezave të ushtarëve grekë. Gazetari i Report Tv Piro Nase raporton se ai akuzohet për mungesë vigjilence por nuk përjashtohet mundësia që ai vetë mund të ketë lënë pakon në zonën ku u gjet ditën e djeshme.

Fillimisht policia rrethoi zonën  duke pritur një grup të forcave xheniere të cilët më pas kanë skanuar pakon që rezultoi të ishte vetëm me rroba.

Brenda manastirit ortodoks  të Shën Joanit, ku janë vendosur edhe varrezat e ushtarëve grek, më datë 28-29 dhjetor ishte shkruar një parullë 'I Love Çamëria' por më pas është fshirë nga mirëmbajtësit e këtij Manastiri. Ndërkohë ende nuk dihet nëse i njëjti person që ka shkruar këtë grafit të ketë lënë edhe pakon e dyshimtë.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen