“Pakthyeshmëria e reformës në drejtësi, synimi ynë”, Ambasadori i BE në Tiranë: Parlamenti të sigurojë pavarësi për anëtarët e rinj

“Pakthyeshmëria e reformës në drejtësi, synimi ynë”, Ambasadori i BE në Tiranë: Parlamenti të sigurojë pavarësi për anëtarët e rinj

Ambasadori i Shqipërisë për Bashkimin Evropian, Silvio Gonzato

Ambasadori i Shqipërisë për Bashkimin Evropian, Silvio Gonzato është shprehur se synimi kryesor është pakthyeshmëria në reformën e drejtësisë.

Në një seminar mbi “Drejtësia e përbashkët” e organizuar nga ‘Friends of Europe’ u mblodhën përfaqësues të OSHC nga Ballkani Perëndimor ku diskutuan reformat që duhen ndërmarrë në këtë fushë.

Pas seminarit, përmes një postimi në platformën “X”, Silvio Gonzato bëri thirrje Parlamentit se duhet t’i sigurojë anëtarëve të rinj të drejtësisë pavarësi dhe profesionalizëm për të përmbushur reformat në këtë drejtim.

“Pakthyeshmëria e reformës në drejtësi duhet të jetë synimi ynë. Për këtë duhen institucione të fuqishme gjyqësore të pavarura, ku shoqëria civile të luajë plotësisht rolin e saj. Rinovimi i anëtarësimit në këto institucione është kyç dhe Parlamenti duhet të sigurojë që anëtarët e rinj të japin garancitë e nevojshme përsa i përket pavarësisë dhe profesionalizmit”, shkruan ai.

 

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Borrell: Kryeministri Kurti kushtëzoi vazhdimin e procesit të normalizimit Kosovë – Serbi

Borrell: Kryeministri Kurti kushtëzoi vazhdimin e procesit të normalizimit Kosovë – Serbi