Pakti Greqinë, Krisafi: Duhet
grup negociator krejtësisht i ri

TIRANE- Negociatat e reja me Greqinë për kufirin detar mes dy vendeve, duhet të nisin nga fillimi, me një ekip krejtësisht të riformatuar negociator. "Negociatat s'mund të fillojnë mbi bazën e kësaj marrëveshje me mendimin që mund ti bëjmë ca arnime. Jo, negociatat do të fillojnë me një dokument të ri të hartuar nga e para. Duhet që negociatat të fillojnë nga një ekip tjetër negociator.

 Anëtarët e përbërjes së mëparshme treguan paaftësi dhe mungesë principialiteti, madje sipas mendimit tim shpërdoruan detyrën zyrtare. Qeveria dhe politika të mundohen ti qëndrojnë larg procesit të negociatave dhe marrëveshjes", deklaroi dje Krisafi, jurist. "Negociatat kanë qenë pothuajse formale dhe me një konsideracion të pajustifikueshëm.

Territori shqiptar po trajtohej sërish si pronë e disa politikanëve. 90 përqind e hapësirës detare të prekur nga vija e kufirit e vendosur nga marrëveshja u takon pikërisht ujërave të brendshme detare dhe ujërave territoriale, kufi i cili ishte i vendosur me kohë dhe a'kishte nevojë që të prekej", tha Krisafi. Në kumtesën e tij para disa prej akedemikëve të Akademisë së Shkencave e Arteve, për çështjet e kufirit, Krisafi theksoi se më parë Kuvendi të hartojë një ligj për kufijtë të shfuqizuar në 2008.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen