Pakti i 2015-s për të shpëtuar Metën nga verifikimi si spiun, si heshtën Bylykbashi e Noka! Autoriteti i Dosjeve e Prokuroria dyshuan te certifikatat e pastërtisë

Pakti i 2015-s për të shpëtuar Metën nga verifikimi si spiun, si heshtën Bylykbashi e Noka! Autoriteti i Dosjeve e Prokuroria dyshuan te certifikatat e pastërtisë

Ilir Meta

Shqiptarja.com sjell në vëmendje detaje të reja mbi një pak politik të heshtur mes PS, PD dhe LSI-së, në prill të vitit 2015, për të shpëtuar Ilir Metën dhe politikanë të tjerë nga verifikimi nga ana e Autoritetit të Dosjeve, për lidhje të mundshme me ish Sigurimin e Shtetit. Pakti konsiston në ndryshimin në Kuvend të projektligjit mbi informimin mbi dosjet e ish Sigurimit të Shtetit, duke shtuar një pikë të veçantë, e cila ndalonte Autoritetin e Dosjeve që të verifikonte personat që ishin pajisur një herë me certifikatë të pastërtisë së figurës nga komisionet e famshme Mezini dhe Bezhani.

Jo rastësisht propozimi erdhi nga LSI-ja, përmes Spartak Brahos, në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë së datës 15 prill 2015. Konkretisht u shtua pika 4 në nenin 29 të ligjit, me këtë përmbajtje: “Autoriteti nuk administron kërkesat për informacion për zyrtarët që propozohen të emërohen ose ngrihen në detyrë në institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike kur ata kanë marrë certifikatën e pastërtisë së figurës nga institucionet përgjegjëse, sipas ligjit nr. 8001, datë 22.9.1995, “Për gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist për motive politike, ideologjike dhe fetare”, si dhe ligjit nr. 8043, datë 30.11.1995, “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”.

Kjo pikë u miratuar në Komisioni i Sigurisë Kombëtare. Gjashtë ditë më pas, në 21 prill 2015, propozimi u miratua edhe në Komisionin e Ligjeve dhe më pas në Parlament. Kështu u ndryshuar dhe u deformua nisma ligjore ‘për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit’, i konsideruar si ‘Ligji Veliaj’, për shkak se projektligji u propozua nga Erion Veliaj kur ishte ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Varianti i parë i projektligjit parashikonte verifikimin e të gjithë klasës politike për bashkëpunim të mundshëm me ish Sigurimin e Shtetit, pa asnjë kriter ndalues.

Partia Socialiste e pranoi në atë kohë propozimin e LSI-së për të ndaluar me ligj verifikimin e atyre që kishin marrë më parë certifikata të pastërtisë së figurës, edhe për shkak se PS-LSI ishin në një koalicion qeverisës dhe LSI-ja kushtëzonte Kuvendin dhe qeverinë për shkak të votave që kishte.

Por, e çuditshme është heshtja e Partisë Demokratike për këtë mburojë ligjore. Përfaqësuesit e PD-së, siç edhe konfirmojnë këto procesverbale, kanë marrë pjesë si në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ashtu edhe në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, kur u ndryshua projektligji, duke mos bërë asnjë koment.

Në mbledhjen e Komisioni të Sigurisë kanë marrë pjesë deputetët dhe ish deputetët e PD-së, si Flamur Noka, Ardian Turku, Mesila Doda dhe Keltis Kruja. Ndërsa në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve kanë marrë pjesë Oerd Bylykbashi, Eduard Halimi, Arben Ristani, Gent Strazimiri, Fatmir Mediu dhe Nard Ndoka, si dhe përfaqësuesit e LSI-së Petrit Vasili dhe Silva Caka.

Arsyet se pse në vitin 2015, Ilir Meta u kujdes të ndalonte verifikimin e tij nga Autoriteti i Dosjeve, do të dilnin në pah në gusht të këtij viti.

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, përmes një dosje referuar në Kuvend, hedho poshtë certifikatat e pastërtisë së figurës së Ilir Metës nga komisionet Mezini dhe Bezhani, duke e implikuar në ish Sigurimin e Shtetit. Sipas Autoritetit, Ilir Meta ka bashkëpunuar me ish Sigurimin e Shtetit, duke spiunuar edhe shokun e tij, Filip Talo.

Pas këtij informacioni, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla doli në një konferencë për shtyp, ku ndër të tjera tha se “Rasti është tronditës dhe Kuvendi duhet të reagojë patjetër. Prandaj kam thirrur sot kryetarët e grupeve dhe kryetarët e komisionit të sigurisë dhe të komisionit të ligjeve, të cilët i kam informuar mbi letrën e Autoritetit, identitetin e politikanit me inicialet I. M, si edhe gatishmërinë time për ta mbledhur Kuvendin në çdo kohë që forcat politike do të kenë nevojë”.

Ndërkaq, Ilir Meta ka mohuar që të jetë ai bashkëpunëtori i ish Sigurimit të Shtetit, duket hedhur poshtë informacionin e Autoritetit të Dosjeve. “Në atë kohë kam qenë vetëm Sekretar i Rinisë së Fakultetit të Ekonomisë. Unë njoh nja 40-50 Ilir Metaj. Në klasën time kemi qenë dy Ilir Metaj. Ilir Meta ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë i pastër në ndërgjegjen e tij dhe në të vërtetat e tij”, tha Meta.

Ilir Meta kallëzoi penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve me pretendimin se kishin falsifikuar dosjen, duke e implikuar atë.

Nga ana tjetër, Autoriteti i Dosjeve i ka kërkuar Kuvendit që të heqë pengesën që e ndalon që të verifikojë figurat politike që janë kanë marrë më parë certifikatë pastërtie nga komisionet Mezini-Bezhani. Pas kësaj kërkese, Partia Socialiste propozoi në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj që duket se synojnë të rivlerësojnë certifikatën e pastërtisë të lëshuar më herët nga komisionet Mezini-Bezhani në rast se gjende informacion të ri.

Nisma ligjore konsiston pikërisht në shfuqizimin e pikës 4 të nenit 29 të ligjit, që u propozua nga LSI-ja në prill të vitit 2015. Në Kuvend janë depozituar edhe 5 nisma ligjore të tjera nga PS-ja, PD-ja me në krye Enkelejd Alibejan dhe PD-ja me në krye Sali Berishën, për lustracionin, dekomunistizimin dhe zbulimin e spiunëve.

Ditët e fundit, Prokuroria e Tiranës rrëzoi të gjitha pretendimet e Ilir Metës ndaj Autoritetit të Dosjeve për manipulimin e dosjeve dhe nxjerrje sekreti shtetëror, duke implikuar emrin e tij. Prokuroria nuk krijoi as dyshime për të hapur një dosje penale. Organi i akuzës, duke hedhur poshtë pretendimet e Metës, konfirmoi nga ana tjetër versionin e Autoritetit të Dosjeve mbi raportin e Ilir Metës me ish Sigurimin e Shtetit.

Vendimi i Prokurorisë së Tiranës, e cila ka konstatuar se nuk ka asnjë element të veprës penale në këtë çështje nga ana e Autoritetit të Dosjeve, shton më tej dyshimet mbi figurën e Ilir Metës në raport me ish Sigurimin e Shtetit, duke vënë në dyshim vërtetësinë e certifikatave të tij të lëshuara nga komisionet Mezini dhe Bezhani.

Mbledhja e Komisionit të Sigurisë dhe propozimi i Brahos në vitin 2015 për ndalimin e verifkimit të Metës në lidhje me ish Sigurimin e Shtetit

 

Mbledhja e Komisionit të Sigurisë dhe propozimi i Brahos në vitin 2015 për ndalimin e verifkimit të Metës në lidhje me ish Sigurimin e Shtetit

 

Pranimi i Propozimit të Brahos në Komisionin e Ligjeve

 

Propozimi nga PS në shtator 2022 për shfuqizimin e pikës 4

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mali me gropa: 11/10/2022 13:28

    meta apo sic e ka ne angli metaj duhet ti jape llogari shqiptareve per bemat e tij me arin dhe gjera tjera te kendshme gjate viteve te demokracise

    Përgjigju
  • Lolita: 11/10/2022 08:25

    tipike, ligj me terma pompoze dhe me rrjeta te shqyera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Digjet prej 4 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën

Digjet prej 4 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën