Pakti i Qeverisë/ Studentët në 'Repolitix': Protesta mbyllet të premten, vendimi unanim

Pakti me tetë pika i Qeverisë për Universitetin është në fokus të debatit në emisionin 'Repolitix' në Report Tv. Të ftuar në studio ishin Jani Marka, pedagog, Lëvizja per Universitetin, Plarent Ndreca, jurist, avokat, Mario Nesturi, student, dhe Igli Tole gjithashtu studentë. Ata u shprehën se protestat do të mbyllet ditën e premte. Studentët thanë se janë dakord parimisht me disa nga pikat e Paktit për Universitetin por shtuan se nuk tërhiqen nga 8 pikat që ata kërkojnë prej 16 ditësh.

Qeveria propozoi sot një plan me tetë pika duke iu përgjigjur tetë kërkesave të studentëve, për t'i dhënë zgjidhje situatës së krijuar nga protesta prej më shumë se dy javore e studentëve në të gjithë vendin (Lexo këtu). Studentët Mario Nesturi dhe Igli Tole deklaruan se protesta do të mbyllet të premten dhe për këtë vendimi është unanim nga të gjitha fakultetet. "Sipas informacioneve, të gjitha Fakultetet janë dakordësuar për këtë gjë. Nesër mund të protestojmë tek Parlamenti, ose para Kryeministrisë. Dita e fundit është e premtja", thanë dy studentët. 

Report Tv raportoi edhe më herët se studentët kanë vendosur t'i japin fund protestës pas dy ditësh, por duke paralajmëruar se do të rikthehen sërish në janar në rrugë dhe sheshe nëse tetë kërkesat e tyre nuk realizohen (Lexo këtu).

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:43
Pakti për Universitetin/ Pedagogu Marka: Me këtë ndërhyrje nga qeveria, kjo s’është autonoma

Gjatë diskutimeve në studion e Repolitix me gazetarin Denis Minga, pedagogu Jani Marka është shprehur se me ndryshimet e propozuara nga qeveria, universitetet rrezikojnë të humbasin autonominë.

Plarent Ndreca: Propozimi është që ministri të bëjë aktin dhe procesi të administrohet nga Universitetet. Më mirë t’a lerë universitetin me 7 anëtarë.

Jani Marka: Qeveria ka mekanizma kontrolli. Kjo s’është autonomi. Ligji për Arsimin duhet riparë. Ministria nuk ka nxjerrë udhëzimet në kohën e duhur, bëri një lëmsh të paparë 2 vite më parë. Universiteti që të ketë autonomi duhet të ketë 50% të të ardhurave. E vetmja mënyrë është që të rriten tarifat, por kjo s’është e mundur.

Plarent Ndreca. Ne kemi kapërcyer praktikat ndërkombëtare. Bordi i takon financuesit, në cdo vend jashtë e ka Universiteti. Patjetër që duhet të ketë kontroll financuesi. Kam një parim ndryshe nga ajo që është hartuar ligji. Bordi i Administrimit nuk shpenzon vetë para, ka një rol, të garantojë punën në institucion. Bordi nuk mund të hartojë buxhetet.

Ora 21:18
Zgjedhjet në universitet, pedagogu Jani Marka: Vota e një e pedagogu, vlen sa e 320 studentëve

Një nga tetë kërkesat e studentëve është edhe rritja e fuqisë së votës së tyre për zgjedhjet në universitete nga 10% në 50%. I ftuar në studion e "Repolitix" në Report Tv, pedagogu i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, përfaqësues i Lëvizjes për Universitetin, tha se sot vota e studentëve në universitete është e shvlerësuar. Sipas tij, vota e një pedagogu llogaritet e barabartë me atë të 320 studentëve.  

10% vlen sot vota e studentëve për zgjedhjet në universitet. Ose e thënë ndryshe, vota e një pedagogu është e babarta me atë të 320 studentëve.

Jani Marka, pedagog/Lëvizja për Universitetin

 

Ora 20:55
Pakti për Universitetin/ Plarent Ndreca: Shteti s’ka detyrim të mbulojë kostot, qeveria po jep më shumë nga sa u kërkua

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca, në Repolitix, ka thënë se qeveria ka ofruar më shumë nga cfarë kërkuan studentët. Ndreca theksoi se arsimi i lartë në Shqipëri nuk është i detyrueshëm dhe se shteti nuk ka për detyrë për të mbuluar kostot. “Studentët kërkuan 50% ulje të tarifës, ndërkohë që qeveria po jep më shumë ulje. Bachelor-i ka goxha ndryshim nga masteri. Masteri s’ka detyrim qeveria që të mbulojë kostot. Një pjesë të rëndësishme të kontributit e ka edhe ai që merr shërbimin. Arsimi i Lartë nuk është i detyrueshëm. Një pjesë të madhe e ka shoqëria, dhe vetë ai që merr shërbimin. Këtu përjashtohen të gjithë ata që s’kanë mundësi ekonomike.”-tha Ndreca.

Ora 20:49
Pakti për Universitetin, studentët në Repolitix: Protesta mbyllet të premten, vendimi është unanim nga të gjitha Fakultetet

Pas deklaratave të disa studentëve që u shprehën sot në protesta se protesta do të ndërpritet të premten, ky fakt është konfirmuar në Repolitix në Report Tv nga dy studentë. Igli Tole dhe Mario Nesturi, kanë thënë se protesta do të mbyllet të premten, dhe kjo gjë është vendosur unanimisht nga të gjitha Fakultetet.

Sic dihet publikisht vendimet tona merren në mënyrë unanime, fakultetet tona unanimisht kanë vendosur që protesta të ndërpritet dhe të nisë në janar, nëse 8 kërkesat nuk finalizohen. Kjo do të shërbejë si fazë reflektimi. Sipas informacioneve, të gjitha Fakultetet janë dakordësuar për këtë gjë. Nesër mund të protestojmë tek Parlamenti, ose para Kryeministrisë. Dita e fundit është e premtja. Pakti i qeverisë shpreh vullnet për të zgjidhur problemet.

Igli Tole, student

Ndërkohë që Mario Nesturi, student i UBT, tha se mbyllja nuk ka lidhje me Paktin për Universitetin.

Meqënëse të gjithë studentët kthehen në rrethe, do ndërpritet protesta. S’ka lidhje me Paktin për Universitetin, pakti erdhi më vonë.

Mario Nesturi, student

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 19/12/2018 23:21

    Cfare pislliku ky rama

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike