TIRANE-Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen për qeverinë e re në Maqedoni duke vlerësuar rritjen e përfaqësimit të faktorit shqiptar. Kreu i shtetit shqiptar i kërkon politikës në Tiranë që të marrë shembull nga Maqedonia dhe të rikthehet sa më shpejt në shina. Kjo gjë duhet të bëhet duke nisur nga marrëveshja e 5 qershorit, thotë Meta.
"Finalizimi i marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut është një tjetër hap pozitiv për forcimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e reformave.
Rritja e përfaqësimit të faktorit shqiptar në qeverisje, përfshirë dhe mundësinë e Kryeministrit shqiptar në të ardhmen, është tregues europianizues dhe vitalizues për forcimin e bashkëjetesës. Pas zgjedhjeve demokratike dhe konkurruese, fqinji ynë ecën me siguri të merituar për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.
Duhet të mësojmë prej tyre dhe të kthehemi në shina sa më parë, duke nisur me respektimin e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe plotësimin e gjithë kushteve të tjera" shkruan Meta.
Dje u arrit marrëveshja për qeverinë e re në Maqedoni mes Zoran Zaev dhe Ali Ahmetit, ku për herë të parë në historinë e këtij vendi, shqiptarët do të kenë një kryeministër nga radhët e tyre edhe pse ai do të drejtojë qeverinë 100 ditët e fundit të mandatit.
-
Pu pu ca thot ky hajvan samari. Kush eshte per te mar mesim dhe kush flet. Hajduti i floririt. Po ska faj!!!!!!!
Përgjigju -
KUSH KA DALE NGA SHINAT???SI TE FUTEMI??? KUSH MUND TA BEJE??????
Përgjigju -
Pa u zhdukur hajdutat me ty ne krye nuk ka arsye per te ndjekur te njejten rruge. Hajdut
Përgjigju -
O perendi prap ky derisa ska as nje kopetenc ham ham do beje dit per dit copa e mutit ptuuuuu patushtine
Përgjigju -
Hajdute te te gjithe Shqiperise bashkohuni.
Përgjigju -
Se do ti te kesh pushtet brez pas brezi o hajdut
Përgjigju








Komente
Komento