Është arritur marrëveshja për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut. Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi sot pas takimit të mbajtur me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, se është arritur marrëveshja për qeverinë e re për 4 vitet e ardhshme.

Ai theksoi se do të jetë kryeministër i vetëm i vendit për 4 vitet e plota të qeverisë LSDM-BDI, duke lënë të nënkuptohet se kryeministër shqiptar nuk do të ketë. Menjëherë pas Zaev ka reaguar edhe Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti  i cili tha se është i bindur se ky vendim që është marrë sot, pritej nga të gjithë qytetarët e vendit dhe partnerët ndërkombëtar për vazhdimin e proceseve integrues.

Marrëveshja e arritur mes dy liderëve sot do të duhet të kalojë edhe në kryesitë e partisë, por me bashkëpunimin e dy partive arrihet shumica e kërkuar prej 61 vendesh në parlament./Përgatiti Suada Mehmetaj