Rama prezanton projektin e bibliotekës digjitale: Sharlatanët doktor shkencash po marrin më qafë studentët

Një tjetër kërkesë e studentëve është plotësuar këtë të hënë, ku është prezantuar Biblioteka digjitale universitare ulibrary.rash.al. Në kuadër të Paktit për Universitetin, Kryeministri Rama tha se duhet bërë njëherë e mirë ndarja e “pedagogëve sharlatanë doktor shkencash” nga ata që meritojnë të gjithë respektin për dijet dhe punën që bëjnë. Sipas shefit te qeverise, këta pedagogë po marrin në qafë studentët.

“Është koha për të adresuar inkopetencvën e plotë dhe mungesën e vullnetit alarmante të konstatuar në raport edhe me gjithçka që ne kemi bërë për të aderesuar ankesat e studentëve. Ka ardhur koha të hapim një proces transparent për të adresuar këtë problem rektorati i Universitetit të Tiranës është vendi ku duhen të adresohen probelmet dhe jo të krijohen. Ne nuk mundet të ecim dhe të shkojmë asgjëkundi për të adresuar tre pika që mbeten në ajër që janë aspekte jeteike për kalimin e univeristetit në një stad të ri. Transparenca e titujve akademikë, është diçka që ministria nuk e bën dot vetë. Duhet ta bëjë çdo universitet. Nuk mund të ndërmerret kur rektorati i Universitetit të Tiranës bën sikur nuk dëgjon duke krijuar hapësirë për çoroditke. Së dyti vlerësimi nga ana e studentëve për performacën e pedagogëve, një kërkesë legjitime. Nuk po ndodh nuk shohim asnjë shenjë. E treta shqetësimi i studentëve për tregun e shitje së librave të pedagogëve në kërkim të notës. As kjo nuk po adresohet asgjëkundi. Ajo që është më shqetësuese të studimeve të larta është që duke mos ndarë pedagogët që meritojnë vendin që kanë nga sharlatatnët që paraqiten si doktorë shkencash duke marrë më qafë studentët, sot ne nuk vendosim Universitetin në bazat e duhura për të pasur nesër një standart tjetër, këto janë çështje të patjetërsueshme. Ne do të ndërtojmë infrastrukturën e re të universitetit", u shpreh Rama.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bert Qarri: 01/04/2019 18:23

    Shume e drejte.duhet veting per pseudodoktoret e shkencave.

    Përgjigju
  • Avduli: 01/04/2019 16:48

    Kush do ta beje transparencen e titujve akademike? Ata qe i kane dhene apo ata qe i kane marre per vete ne menyre te pamerituar? Kjo eshte qesharake! Perse nuk kontraktrohet nje agjenci e huaj, si per rastin e akreditimit dhe rankimit te universiteteve? Perse te mos kryhet vettingu i pedagogeve, duke filluar nga Rektori deri tek Pergjegjesi i Departamentit? Keto jane problemet reale baze te universitetit!

    Përgjigju
  • Hajdutet me kollare: 01/04/2019 15:28

    Po behu njehere te vetme burre e mbylle ate gjoja 'akademi te shkemcave' qe eshte vetem e vetem nje fole gjarperinjsh pleqsh super shaelatane e te mbaruar. Ata kane vite e vite te tera qe vetem vjedhin shtetin e s'bejne asnje gje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë