8 godina për 2200 studentë! Rama në kantierin e konvikteve të Universitetit Bujqësor: Ndryshim radikal

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ishte pasditen e kësaj të marte në kantierin e konvikteve të Universitetit Bujqësor, ku ka inspektuar nga afër punimet. Ky kantier do të strehojë 2200 studentë në total, në 8 godina të reja.

Në secilën godinë do të jenë nga 280 studentë, ku në katet e para do të jetë për shërbime të ndryshme. Rama tha se kjo është e ndërtuar 100% nga buxheti i shtetit, teksa ndërkohë po ndërtohen 2 godina te Universiteti i Mjekësisë dhe Qytet Studenti.

“Ndryshim radikal, përvec faktit që do akomodohen me standarte si në Europë, sjell një ripërtëritje të madhe urbane të zonës dhe krijon një gravitet tjerë, do rris vlerën e zonës, të pasurive, të truallin dhe vlerën e Univeristteit Bujqësor si destinacion studimesh dhe si destinacion për cka kemi diskutuar dhe kemi folur me stafin për t’u vënë në dispozicion të fermerëve dhe të inovacionit dh etë gjithë aspekteve qqë kanë të bëjnë me laboratorë dhe marrëdhëniet me tregun e punës”, tha Rama.

Për ministren e Arsimit, Evis Kushi ky është një tregues se qeveria po i qëndron një e nga një paktit për Universitetin.

“Ajo që me gëzon më shumë se se paktit me Univeersitetit po i qëndrojmë një e nga një”, tha ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Këto godina do të përdoren si konvikte, por edhe si qendra komunitare që të shfrytëzohen nga qytetarët e zonës. 

"Deri në verë përfundojnë karabinatë, mandej do shfrytëzojmë muajt e verës që te jene gati në tetor. Disa nga zyrat e UBT-së do t’i sjellim te konviktet, po ashtu të shërbejnë edhe si qendra komunitare. Do punojmë shume me infrastrukturën, në mënyrë që e gjithë kjo zone mes Tiranës dhe Kamzës të bëhet një nga zonat urbane më cilësore", tha kryebashkiaku Erion Veliaj.

8 konviktet e reja që po rindërtohen janë pjesë e Paktit të Universitetit.  Godinat, do kenë ambientet e ngrënies, fjetjes dhe studimit dhe janë konceptuar që të përdoren edhe si qendër komunitare.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë