'Pakti për Universitetin', Veliaj: Vijojmë punimet edhe në godinat e tjera të QS, te Mjekësia dhe Inxhinieria

'Pakti për Universitetin', Veliaj:  Vijojmë punimet edhe në godinat e tjera të QS, te Mjekësia dhe Inxhinieria

Erion Veliaj gjatë inspektimit të punimeve në qytetin Studenti

Në kuadër të Paktit për Universitetin ka përfunduar tashmë rikonstruksioni i plotë i konviktit numër 5 në Qytetin Studenti në Tiranë.

Teksa ka publikuar videon e rikonstruksionit të godinës Nr 5, Kryebashkiaku Veliaj siguron se Bashkia e Tiranës bashkë me qeverinë do të vijojë punën me shpejtësi për të mbyllur edhe rikonstruksionin e godinave të tjera në QS, te Mjekësia dhe Inxhinieria. “Pakti për Universitetin: Fjalë e dhënë, fjalë e mbajtur!Përfundoi rikonstruksioni i godinës 5, në Qytetin Studenti. Bashkë me qeverinë vijojmë punën me shpejtësi për të mbyllur edhe rikonstruksionin e godinave të tjera në QS, te Mjekësia dhe Inxhinieria”, shkruan Veliaj.

Në Qytetin Studenti vijon intensivisht puna për përmirësimin cilësor të kushteve në konvikte, edhe falë përfshirjes së një sërë sipërmarrjesh që po kontribuojnë në këtë proces transformues.

Aktualisht punimet kanë përfshirë ambientet sanitare, tualete, dushe dhe ambientet e përbashkëta.

Po ashtu janë edhe mbi 2000 dhoma ku do të ndërhyhet në periudhën korrik – gusht, kur studentët që strehohen në to mbyllin vitin akademik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes! Ardhja e Perëndisë për të shpëtuar njeriun

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes! Ardhja e Perëndisë për të shpëtuar njeriun