Palermo llogarit rikthimin
e portierit kosovar Samir Ujkani

Palermo llogarit rikthimin <br />e portierit kosovar Samir Ujkani
Portieri kosovar Samir Ujkani, në verë pritet të largohet nga Novara për të kaluar te skuadra siciliane e Palermos. Ekipet italianeNovara e Palermo kanë në bashkëpronësi kartonin e gardianit të Kombëtares së Shqipërisë por duket se e kanë gjetur nëj zgjidhje për të ardhmen e Ujkanit.

Novara ka humbur shanset që të sigurojë qëndrimin në Serie A, ndërsa vetë Ujkani nuk është i interesuar që sërish të kthehet në Serie B. Portierin e parë të saj, Emilioano Viviano, Palermoja e ka në bashkëpronësi me Interin.
Viviano ka një ofertë që në verë të kalojë te Inter si portier i dytë dhe kështu të lirojë vendin për Ujkanin.

"Nëse Interi nuk e merr Vivianon ai mund të qëndrojë. Por nëse e merr, ne nuk jemi të shqetësuar, pasi Samir Ujkani ka pasur sezon të mrekullueshëm", ka thënë drejtori sportiv i Palermos, Luca Cattani për Radio Radio. Ujkani aktualisht është duke munguar për shkak të një lëndimi të dorës.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni

Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni