Palestina sjell ambasadoren në Tiranë, Ruçi: Shqipëria mbështet paqen në Lindjen e Mesme

Palestina sjell ambasadoren në Tiranë, Ruçi: Shqipëria mbështet paqen në Lindjen e Mesme

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot Ambasadoren e re të Shtetit të Palestinës, znj. Hana A. Shawa. Kryetari i Kuvendit i uroi Ambasadores suksese në përmbushjen e misionit të saj në Shqipëri dhe e siguroi për gadishmërinë e Kuvendit dhe të institucioneve shqiptare për ta mbështetur në kryerjen e detyrës.

Ruçi theksoi vullnetin politik të Shqipërisë për forcimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit, duke venë në dukje se Shqipëria është ndër vendet e para të botës dhe vendi i parë evropian që ka njohur Shtetin e Palestinës dhe i konsideron marrëdhëniet me Palestinën si të mira dhe miqësore. Në Shqipëri ekziston vullneti për të rritur bashkëpunimin dypalësh në fusha me interes të ndërsjelltë si turizmi, kultura, arsimi, shëndetësia, rritja e pranisë së bizneseve dhe investimeve palestineze në Shqipëri, nëpërmjet bashkëpunimit midis dhomave të tregtisë, pjesëmarrjes në ekspozita e panaire, si dhe organizimit të forumeve të biznesit.

“Shqipëria ka mbështetur në mënyrë të vazhduar dhe pa rezervë përpjekjet ndërkombëtare dhe procesin e paqes në Lindjen e Mesme, e që njihet ndryshe si procesi i bisedimeve mes Izraelit dhe Palestinës. Në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe të linjëzimit me politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, Shqipëria i është bashkuar në mënyrë të rregullt pozicionit të njësuar të Bashkimit Evropian mbi procesin e paqes. Sipas këtij pozicioni, konflikti duhet të zgjidhet mbi bazë të formimit dhe funksionit të dy shteteve, që jetojnë në paqe e siguri, e ku Jerusalemi të jetë pjesë e kesaj zgjidhje, e dakordësuar nga të dy palët.”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Ambasadorja Shawa shprehu kënaqësinë që është ngarkuar të drejtojë ambasadën e Shtetit të Palestinës në një vend të bukur dhe mik, falenderoi Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi për mbështetjen e Shqipërisë ndaj çështjes palestineze dhe u zotua të punojë për fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh midis Shqipërisë dhe Shtetit të Palestinës, në fusha me interes reciprok.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj dhe strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar

Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj dhe strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar