Një grup i armatosur ka sulmuar një xhami në Pakistan dhe për pasojë 16 besimtarë kanë humbur jetën. Militantët kanë sulmuar fillimisht bazën e forcave ajrore të “Peshawar” ndërsa nga përplasja kanë mbetur të vrarë edhe 13 terroristë.
"Personat e armatosur kanë sulmuar bazën ajrore Badaber së bashku me një xhami ku mbetën të vrarë 16 besimtarë” - tha gjeneral majoro, Asim Bajwa.
Menjëherë pas ngjarjes kryeministri pakistanez Nawaz Sharif e cilësoi ngjarjen si një akt të rëndë terrorist.
"Nuk do të ketë asnjë terrorist në vendin tonë, do ti eleminojmë të gjithë" – u shpreh Sharif.
Bazën e forcave ajrore të “Peshawar” ka qenë në shënjestër shpeshherë nga militantët dhe terroristët. Dhjetorin e kaluar, më shumë se 150 nxënës dhe mësues u vranë kur persona të armatosur talebanë sulmuan një shkollë.
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com