Palestinezi në Shqipëri: Prej ’67 jemi të pushtuar nga Izraeli, duam tokat që na u premtuan! 70% e të vrarëve fëmijë, nuk janë Hamasi

Hamza Aburaja, palestinez që jeton në Shqipëri thotë për Report Tv se ajo që po ndodh në Rripin e Gazës është një ngjarje mjaft e rëndë. Nga sheshi ‘Skëndërbej’ ku mori pjesë në tubimin e paqes nga ku u bënë thirrje që të ndalen sulmet ndaj Palestinës, Aburaja tha për gazetaren Ledina Jakimi se ata kanë që prej 1967 që janë të pushtuar nga Izraeli dhe kërkojnë tokat që u kanë premtuar në rezoluta.

‘Është një ngjarje e rëndë për çdo kënd. Gjithë njerëzit atje janë të afërm të mi. Ashtu edhe në Shqipëri janë vëllezërit e mi. Unë jam nga Hebroni, Bregu Perëndimor, është 45 km larg. Askush nga Rripi i Gazës nuk mund të shkojë. Është ndarë dhe e kemi këtë vështirësi që të komunikojmë. Kemi disa rezoluta një që në ‘81 që i ka dhënë të drejtë të krijohet shteti i Izraelit dhe i Palestinës, por ne nuk na është plotësuar kjo e drejtë. Jemi pushtuar që nga ’67 dhe deri sot jemi në okupim. Deri sot nuk është dhënë asgjë. Izraeli vazhdon të jetë pushtues.’- tha Aburaja.

Sipas tij krijimi i lëvizjes së Hamasit është si rezultat i okupimit që Izraeli i ka bërë Palestinës. Ai tha se duhet parë se çfarë ka bërë Hamasi dhe se çfarë ka bërë ushtria e Izraelit..

‘Lëvizja e Hamasit është një rezultat i pushtimit i okupimit. Izraeli ka pushtuar tokat e Palestinës. Kërkojmë liri, pushtuesi të largohet. Duam të marrim pjesën që na është premtuar.  Nëse ne themi se çfarë ka bërë Hamasi, ne duhet të shohim dhe se çfarë ka bërë Izraeli. 70% të vrarëve janë fëmijë, nuk janë Hamasi, janë popull i pafajshëm. Duhet të shohim me balancë. Jam kundër çdo luftë që prek civilët edhe ne kemi pasur vuajte si popull.’- tha Aburaja.

Sa i takon mos njohjes së Kosovës si shtet nga Palestina, Aburaja tha se ata si popull nuk janë kundër, por çështja është e ndërlikuar politikisht.

‘Kosova ngjan me çështjen e Palestinës, nuk jam kundër as populli palestinez. Jemi njësoj. Aty është një çështje e ndërlikuar politikisht. Mahumut Abaz nuk është shumë i vendosur ka presione, nuk vendos dot, është gjysmë i burgosur edhe ai. Ne si palestinez jemi pro Kosovës. Kam kaluar pjesën më të rëndësishme në Shqipëri. Për mua ky është atdheu i dytë. Për mua 30 vite nuk janë pak.’- tha Aburaja.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 21/10/2023 09:29

    A ban me dit vlla pse muslimanët i dhan vehtës të drejt me jetu nkorriz t'huaj,hoxhallarve nuk ju mjafton rroga mujore,jan tpa ngopun krejë xhematin i lan borqli,pse spo jepni ma shum sadaka,se ne jemi të gatshëm gjithmon me mar,kur do ta kuptojn mas miri asht me jetu me HALLALL, shpirtat jemi barabar para KRIJUSIT TË GJITHSIS

    Përgjigju
  • roland: 20/10/2023 19:27

    Nje lemsh i ngateruar keq,hamasi vrau femije,gra pleq te pa fajshem dhe tani thone po na vrasin femijet....kjo eshte lufta....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro