SHKODER-Palestra e Shkollës “Azem Hajdari” prej mëse 1 muaji vazhdon të jetë në një gjendje të amortizuar.

Në ditët me reshje tavani i palestrës pikon gjatë gjithë kohës e parketi është i mbushur me ujë, duke vështirësuar edhe më shumë përdorimin e kësaj palestre.

Në këto ambiente stërviten vajzat e volejbollit të “Vllaznisë”, ndërsa trajnerja e ekipit e cilëson situatën mjaft problematike.

Kjo skuadër, bashkë më ekipet e tjera kanë 7 muaj që stërviten në ambiente të tjera të cilat sigurohen sipas mundësive, si shkak i problemeve të pallatit të sportit “Qazim Dervishi” dhe rikonstruksionit për të dytën herë duke qenë se e para doli dështim.

shkoder palestra

Redaksia Online 
(Shqiptarja.com)