Për të patur një lindje të lehtë dhe për të rregulluar sistemin hormonal të grave shtatëzënë duhet praktikuar ushtrimet e duhura në palestër. Edhe gratë shtatëzënë duhet të bëjnë fitness jo vetëm për të mbajtur trupin e tyre në formë në mënyrë që të mos pësojnë rrudha në barkun e tyre pas lindjes por edhe për përfitmiet e tyre shëndetësore.
Gjatë një interviste për emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” instruktorja e një prej palestrave më të frekuentuara të Tiranës, Anila Kambo, thotë se palestra u shërben edhe grave shtatëzëna, “duhet të kryejnë aktivitet fizik përpara lindjes së tyre duke bërë përgatitjet fizike për të patur një lindje më të thjeshtë”. Por jo vetëm për të patur një lindje më të thjeshtë por edhe për disa përfitime të tjera shëndetësore.
Siç e dimë gratë shtatëzënë gjatë shtatëzanisë së tyre kanë një çrregullim hormonal që i jep atyre shqetësime të shumta edhe në lidhje me pagjumësinë.
Kështu Anila thotë se “një grua shtatëzënë duhet të bëjë aktivitet fizik edhe për të rregulluar sistemin hormonal në mënyrë që të bëjë një gjumë të shëndetshëm”.
Gratë shtatëzënë duhet të instruktohen në mënyrë të duhur për të gjitha ushtrimet pasi ato kanë specifikat e veta dhe nuk duhet kursesi të abuzohet më ushtrimin e ngritjes së peshave dhe pjesës abdominale.
Anila na thotë të gjitha ushtrimet që duhet të bëjë një grua shtatëzënë. “Të gjithë muskujt duhen të instruktohen me rrallë. Duhet ruajtur me kujdes barku dhe këmbët për të mbajtur shpinën dhe gjunjët në rregull.
Në fillim bëhet një ecje normale për të ngrohur të gjithë muskulaturën e trupit. Gratë shtatëzënë duhet të ushtrohen shumë me ushtrimet e shpinës në mënyrë që të tendoset barku i tyre. Ushtrimet gjatë shtatëzanisë ndihmojnë shumë edhe në proçesin e lindjes.
Përsa i përket ushqimit të tyre gratë shtatëzënë sipas instruktores duhet të kujdesen për ushqimin në mënyrë që të marrin të gjitha vlerat ushqimore. Ajo thotë se “Një grua shtatëzënë duhet të hanë një ushqim shumë të mirë dhe të duhur”.
Për sa i përket frekuentimit të palestrës Anila na thotë se “Një grua shtatëzanë nuk duhet të vijë përditë në palestër por tre herë në javë”. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com