Paligjshmëria e kërkesës së PD/LSI për komisionerë

Paligjshmëria e kërkesës së PD/LSI për komisionerë

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, në frymën e respektimit të rezultatit të dalë nga Zgjedhjet e vitit 2017, duhet të dorëzonin edhe ato listat e tyre për komisioner në KZAZ dhe komisionet vendore.

Por tashmë është publik dhe faktik, mospjesmmarrja në zgjedhje e këtyre dy subjekteve politike, ndaj dhe kjo duhet të reflektohet deomos tek prioritetet që duhet të ketë procesi zgjedhor në raport me të drejtat e humbura të dy subjekteve politike.

PD dhe LSI së pari kanë humbur me dëshirë të drejtën për të votuar anëtarët e tyre, dhe bashkë me të dhe të drejtën për tu zgjedhur. Këto dy subjekte politike, kanë privuar politikisht mbështetësit e tyre nga e drejta për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur, dhe nuk mund ti japin vetes, të drejtën të diktojnë një proces ku nuk janë më pjesë e tij.

Së dyti PD de LSI nuk janë më parti parlamentare, sic kërkon Kodi zgjedhor. Kur filloi ngritja e infrastrukturës së procesit zgjehdor këto parti u thirrën për të marrë pjesë në zgjedhje dhe në ndërtimin e KZAZ,  PD dhe LSI, e refuzuan këtë, duke ja bashkangjtiur këtë vendim vendimit politik për bojkotim të zgjedhjeve.

Pra partite që kishin të drejtën e kanë humbur atë me vetdije dhe me vendim të qart politik. Dhe vendet bosh në këto raste sipas ligjit  plotësohen nga KQZ.

Së treti ka pasur një rezolutë në Kuvend nga deputeti Bashkim Fino, I cili pas vendimit politik të PD LSI për bojkot të zgjedhjeve, I propozoi Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, që të tërheqë listat për komisionerë të dorëzuara në KQZ dhe komsionet zgjedhore të bëheshin të departizuara meqë PD dhe LSI nuk do merrnin pjesë në zgjedhje. Partia Socialiste e hodhi poshtë rezolutën e propzuar nga Fino duke I dhënë shanse PD/LSI të hyjë në zgjedhje dhe ta pres për komisionerët. Ky afat tani ka kaluar dhe ndërtimi I administratës zgjedhore ka filluar pa PD /LSI.

Së katrëti ka një kërkesë legjitme nga Bindja Demokratike, si parti e përfaqësuar në parlament dhe pjesmarrëse në zgjedhje, për tu përfaqësuar në komsione zgjedhore. Dhe kjo kërkesë është shumë më legjitme se kërkesa e PD/LSI për të pasur komisionerë në zgjedhje, pasi Bindja është dhe në zgjedhje, dhe në parlament, ndërsa PD/LSI, as në zgjedhje, as në parlament, por do të jetë në komsione.

Si përfundim mund të themi se debati ligjor është bërë fakt, pasi “kzaz”-ët janë ngritur. KQZ ka bërë emërimin e komisionerit të katërt, që duhet për korum. Me arsyetimin qe PD dhe LSI nuk janë më parti parlamentare me vendim unanim, KQZ duhet të refuzoj  listat për komisionerë që PD/LSI mund të dërgojë në KQZ dhe të vazhdoj plotësimin e komisioneve sic e parashikon ligji në rast mungese.

Në KQV reflektohet perfaqesimi si në KZAZ-të përkatëse. KQZ nuk ka më hapësira ligjore në dispozicion për të rimarrë në shqyrtim çështjen. Dispozita ligjore për caktimin e anetareve te KZAZ është përdorur dhe e ka ezauruar funksuonin e vet per keto zgjedhje. KQV-te pasqyrojne perfaqesimin e forcave ne KZAZ. Dhe KQV-te i miratohen në cdo KZAZ, jo ne KQZ

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk kanë nevojë të numurojnë votat e një procesi ku nuk marrin pjesë. Ajo që ata kanë nevojë është të fusin paramilitarë në qendra votimi për të prishur procesn. Kaq është i gjithë propozimi i tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BESITR87: 16/05/2019 22:42

    Shpjegim me te bukur dhe me te sakte ska. Duan thjesht te prishin cdo gje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur (EMRI)

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur (EMRI)