Erion Braçe ka ngritur shqetësimin për bllokim të punimeve për vendosjen e ashensorit në një pallat të vjetër, i financuar nga vetë banorët. Përmes një videoje ku ndan edhe pamjet, ai u bën thirrje institucioneve të ndërhyjnë për të zgjidhur problematikat në mënyrë që të vijojë puna.
UKT duhet të heqë tubat e ujit, cilëson Braçe, ndërsa IMT ndërtimet e paligjshme që kanë devijuar kokat e tualeteve. Deputeti thekson se ashensori është një domosdoshmëri për të moshuar e të sëmurë që s’mund të lëvizin.
Reagimi i plotë:
"Tirana e madhe, Tirana/5sa në territor, si deputet i zgjedhur me votë, për punët
ashensor për pallatin e vjetër; bllokuar puna nga paligjshmëria! Institucionet, edhe pse në dijeni, bëjnë sehir!Projekti është miratuar, projekti është financuar nga Bashkia dhe banorët, i kam ndenjur në kokë vetë deri sa u miratua, projekti është në zbatim e sipër, projekti është bllokuar; UKT duhet të vijë e të heqë tubat e ujit e t’i hapë rrugë punës për vendosjen e ashensorit, IMT duhet të vijë e të merret me paligjshmërinë e ndërtimit që ka nxjerrë kokat e tualeteve nga bodrumi në shkallë!
Duhet bërë kjo punë se banorët hem kanë lajmëruar e hem presin të rinisë puna e vendoset ashensori. Ashensori është liri për të moshuar e të pamundur që jetojnë këtu e janë thuajse në izolim për shkak të ngjitjes e zbritjes së shkallëve!", shprehet Braçe.









Komente
Komento