‘Pallati' i pa legalizuar futi në sherr çiftin e të moshuarve në Durrës! Nën hetim 78-vjeçari, e shoqja në spital pasi u rrah nga burri me patericë

DURRËS- Pas përplasjes verbale dhe fizike me bashkëshorten Nasije Stafa, Ahmet Stafa është shoqëruar nga blutë e qytetit duke u proceduar për “Dhunë në familje”. Një ditë më parë DVP Durrës, kanë njoftuar për një ngjarje në të cilën janë përfshirë një çift i moshuar pranë lagjes nr. 11, ku bashkëshorti 78-vjeçar i paralizuar, ka qëlluar disa herë të shoqen e tij Nasije Stafën 74-vjeçe, pas një debati verbal i cili lidhet me pronat e tyre.

Konflikti duket se e ka origjinën 12 vite më parë nga shitja e truallit, në të cilin është ndërtuar pallati ku jetojnë çifti i të moshuarve. Nasije Stafa ka rënë dakord me ndërtuesin e pallatit se trualli në të cilin të moshuarit kishin një banesë private, të shfrytëzohej për t’u ndërtuar një pallat, me marrëveshjen se në fund të ndërtimit, të moshuarve do t’u jepeshin dy hyrje.

Pas ndërtimit të pallatit, ndërtuesi nuk i është përmbajtur marrëveshjes dhe u ka dhënë vetëm një hyrje, ndërkohë që pallati nuk është legalizuar ende. Kjo ka nisur të shkaktojë debatet e para në familjen Stafa. Ndërkohë që sipas fqinjëve, Nasije Stafa është përpjekur që t’i sigurojë apartamente fëmijëve të saj, prandaj edhe ka bërë këtë marrëveshje më herët.

Problemi shtohet më tej me vdekjen e ndërtuesit, pasi pallati mbeti pa u legalizuar dhe më pas kjo procedurë i kaloi bashkëshortes së tij për të cilën banorët deklarojnë se nuk e kanë takuar prej vitesh.

Në kushte të tilla Nasije Stafa, tre vite më parë ka shitur ambientin në katin përdhes të pallatit ndaj një pale tjetër. Sakaq vetëm një muaj më parë, blerësi i katit të parë ka nisur punimet, ndërkohë që Ahmet Stafa i ka kërkuar të ndalojë punimet duke mos e lejuar.

Kjo ka sjellë debate në familjen Stafa pasi Ahmet Stafa akuzonte bashkëshorten e tij, për marrjen e vendimeve në mënyrë të nxituar, ndërkohë që kjo e fundit mbrohej duke thënë se e kishte bërë këtë gjë për t’u siguruar fëmijëve nga një pronë.

Pavarësisht të gjjthave debati ka vazhduar për një muaj derisa një ditë më parë situata ka agravuar dhe Ahmet Stafa ka nisur të rrahë të shoqen me patericë, duke i shkaktuar dëmtime në kurriz, krahë dhe qafë. Në kushtet e vetëmbrojtjes Nasije Stafa ka rrëmbyer objektin e parë që ka gjetur, një shishe qelqi, duke e qëlluar bashkëshortin e saj.

Ahmet Stafa është shoqëruar në Spitalin Rajonal Durrës, paraditen e djeshme dhe në drekë është ridërguar në banesën e tij, për t’u shoqëruar për në komisariatin e policisë duke u akuzuar për dhunë në familje. Sakaq Nasije Hasa ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Durrës, ku është duke u trajtuar që prej ditës së djeshme për gjendjen e saj shëndetësore e cila ende nuk paraqitet e stabilizuar.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja