TIRANE - Pedagogët dhe studentët e Fakultetit Ekonomik pranë Universitetit të Tiranës në shënje proteste kundër ndërtimit të një pallati në territorin e këtij institucioni kanë pezulluar të gjitha provimet e ditës së sotme.
Kjo masë ishte paralajmëruar kohë më parë, ndërsa sipas zv Dekanit të këtij fakulteti, Fatmir Mema, ka një vendim gjykate që e detyron kompaninë e ndërtimit të ndalojë punimet, ndërsa i bën apel instancave përgjegjëse të marrin masa për zbatimin e ligjit.
“Ne kërkojmë zbatimin e ligjit. Ka një vendim gjykate për ndërprerjen e punimeve, pasi kjo s’ka leje ndërtimi do të përdorim të gjithë metodat demokratike që lejon ligji për të fituar të drejtat tona”- thotë Mema.
Ndërkohë përfaqësuesi i Këshillit Studentor pranë këtij fakulteti, Armil Roko, u shpreh se protestat dhe bojkoti do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa theksoi se ky ndërtim pengon zgjerimin e godinës së Fakultetit Ekonomik.
“Është vendim gjykate që është marrë për shfuqizim të lejes së ndërtimit që nuk po zbatohet. Ne kërkojmë që të gjendet një zgjidhje”- thotë Roko.
Nga ana tjetër pronarët e pallatit që po ndërtohet shprehen se kanë dokumentacionin e rregullt për vijimine e punimeve, madje theksojnë se për këtë ka dhe një vendim gjykate.
“Objekti në fjalë ka një leje ndërtimi të lëshuar nga KKRT e Tiranës, një vendim gjykate dhe një urdhër Përmbarimi për lejimin e vazhdimit të punimeve”
Protestat kundër ndërtimit të këtij pallati kanë filluar kohë më parë, ndërsa çështja prej kohësh iu nënshtrua një kalvari gjygjesh.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com