Pallatet e ndërtuara pas 2015 janë më të shtrenjta! Inxhinieri liston disa nga shkaqet: Pronarët kanë rritur çmimin e tokës

Inxhinieri Lefter Sila ka listuar disa nga shkaqet kryesore të shtrenjtimit të apartamenteve në Tiranë.

Pse çmimet e apartamenteve janë shtrenjtuar kaq shumë në Tiranë?

Lefter Sila: Ndërtimet e reja sidomos ato që kanë filluar pas vitit 2015, kanë një rritje të ndjeshme të çmimit krahasuar me ato që janë ndërtuara para këtij viti. Mund të themi që është një rritje 30-40% më e madhe. Janë disa faktorë që ndikojnë: Në radhë të parë pronarët e kanë rritur mjaft përqindjen e këmbimit që marrin në kontratë me ndërtuesin. Kjo përqindje shkon nga 30% në zonat e larta e deri në 50% në qendër. Që do të thotë se ndërtuesit i mbetet për tu shitur më pak se në rast se do e kishte të gjithë pallatin.

Faktori i dytë është që taksat e bashkisë janë rritur në mënyrë të ndjeshme, 8% është ajo e çmimit të shitjes dhe 1% e kostos së ndërtimit. Së treti cilësia e ndërtimit është rritur gjithashtu kështu që është rritur edhe kostoja e ndërtimit. Tjetër, parkingjet që po bëhen poshtë pallateve ndikojnë në shtrenjtimin e tyre. Po ashtu, ndërtuesit kanë pritur 6-7-8 vjet derisa të merrnin lejet e ndërtimit dhe gjatë kësaj kohe kanë harxhuar vlera të mëdha monetare për të mirëmbajtur makineritë, punëtorët.

Ndërtuesit kur bëjnë një pallat një pjesë e mbajnë për vete dhe njerëzit e tyre një pjesë e japin me klering, dhe duke bërë edhe diferencën që mbajnë edhe pronarët e tokës atij i mbetet për të shitur 30-40% të pallatit, me këtë shitje ai do të fitojë edhe për vete por edhe të shlyej kostot e lartpërmendura.

Krahasuar me vitin 2019 a ka pasur rritje të lartë të çmimit?

Lefter Sila: Unë mendoj se rritja nga viti 2019-2020 ka qenë më e ulët, ndërsa bumi i rritjes është nga viti 2015, për ndërtimet e reja dhe ato që po ndërtohen tani me themele.

Në cilat zona të Tiranës është e pamundur, që një familje me të ardhura mesatare të blej një apartament? Kush janë zonat më të kushtueshme?

Sila: Zonat më të kushtueshme janë ish-Blloku, zona e Televizionit, zona e qendrës, rreth unazës së vogël.  Ndërsa një familje me të ardhura mesatare mund të marrë një apartament sigurisht duke e ndihmuar edhe kredia rreth zonave jashtë unazës së vogël.

Sa varion mesatarisht metri katror në këto zonat e kushtueshme që ju përmendët?

Sila: Në zonat e mira të Tiranës, çmimet janë 2500-3300 euro metri katror për ndërtimet e reja.

Po tek ju çfarë kërkojnë më shumë qytetarët janë ende të përqendruar në qendër, apo kërkohet edhe periferia?

Sila: Pjesa më e madhe e klientëve që nuk kanë edhe shumë të ardhura kërkojnë në zonat në periferi, ndërsa ato që kanë ndonjë biznes të mirë kërkojnë zonat e mira.

Ka pasur aludime që në vitin e kaluar shumë ndërtues kërkonin toka në periferi pasi në qendër nuk kishte më, e konfirmoni edhe jo këtë gjë?

Sila: Ndërtuesit kanë nevojë që të punojnë, dhe nëse nuk gjejnë vend në qendër, padyshim shkojnë në periferi, por po ka një gjallërim të ndërtimeve edhe në periferi por do të shikojmë pas 3-4 vitesh nëse do të shiten këto pallate apo jo.

Prisni rritje apo ulje të çmimeve?

Sila: Parimi bazë i ekonomisë së tregut është përputhja e kërkesës me ofertën. Nëse do ketë ofertë të lartë sigurisht që çmimet do rriten, nëse do ketë më shumë ofertë se kërkesë do të ulen çmimet. Këtu duhet të ndërhyjë edhe shteti me masa të tjera studimi.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 28/02/2021 11:38

    Cfare brockullash po thoni? Si ka mundesi qe rriten cmimet kur oferta eshte me e madhe se kerkesa per blerje?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet