TIRANE- Veprimtaria e administrimit të ndërtesave për banim do mund të kryhet vetëm nga personat e regjistruar në librin e administruesve, të mbajtur nga njësia e qeverisjes vendore në juridiksionin e së cilës ushtrohet kjo veprimtari.

Po ashtu, administratorët e pallateve do të regjistrohen, do pajisen me licenca, do trajnohen, do mbikqyren rregullisht, madje edhe do mbajnë përgjegjësi për shkeljet gjatë aktivitetit.