Pallatet tek Liqeni Artificial ,
Bashkia e Tiranës mbron projektin

Pallatet tek Liqeni Artificial ,<br />Bashkia e Tiranës mbron projektin
Bashkia e Tiranës vazhdon të mbrojë projektin për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe pranë digës së Liqenit Artificial. Sipas Bashkisë prjekti nuk prek pronën publike, si dhe nuk cënon parkun e Liqenit.
 
Reagimi i Bashkisë Tiranë

Edi Rama, njeriu që projektoi ndërtime 40 katëshe tek pishinat derdhi përsëri llumin e vrerit dhe shpifjeve ndaj Bashkisë së Tiranës, në emër të interesave të paligjshme të tij dhe sekserëve të tij.

Projekti aktual nuk prek asnjë centimetër pronë publike. Projekti aktual nuk prek asnjë centimetër të parkut të Liqenit por ruan kompleksin e pishinave dhe kompleksin sportiv si dhe kthen 20 mijë metra katrorë nga pronë private në hapësira publike, në përputhje me rregullat e planit urban të Tiranës. Këtu qëndron edhe arsyeja e mllefit të Edi Ramës dhe sekserëve pazarprishur që qëndrojnë pas tij.





Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit/ Zëvendësministri në Kosovë: Kemi siguruar energji elektrike nga Shqipëria

Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit/ Zëvendësministri në Kosovë: Kemi siguruar energji elektrike nga Shqipëria