Report Tv ka zbardhur detaje të reja mbi pallatin 11-katësh në Gjirokastër, i cili rrezikon të shembet si pasojë e rrëshqitjes së dherave, pas reshjeve të dendura të shiut. Një ditë më parë, Prokuroria e Gjirokastrës nisi hetimet për pallatin, që ndodhet në lagjen ’18 shtatori’, ndërsa sot Report Tv bën me dije se grupi i gatshëm ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Asnjë familje nuk ndodhet brenda pallatit, është vënë kordoni i ndalimit të hyrjes për të gjithë personat, që janë pjesëtarë të objektit, me urdhër të nënshkruar nga ana e kryetares së bashkisë, Zamira Rami, e cila urdhëroi dje largimin e të gjithë banorëve.
Prokuroria ka nisur hetimin dhe i ka kërkuar bashkisë gjithë praktikën që është kryer në lidhje me dhënien e lejeve të këtij objekti dhe të tjerëve. Problemi qëndron te objektet e tjera përreth, për të cilët prokurori ka kërkuar informacion të detajuar. Prokuroria është në hapat e para të hetimit të kësaj çështjeje, ku në vazhdim priten dhe konkluzionet.
Ndërkohë, nga rrëshqitja rrezikohet jo vetëm godina, por edhe jeta e qytetarëve.
[gallery]25501[/gallery]
d.c./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO