VLORE- Forcat xheniere kanë mbërritur në pallatin e “Bashës”, në Vlorë dhe janë duke matjet për të vendosur më pas lëndën shpërthyese, që do e rrëzojë në tokë këtë ndërtesë 8 katëshe.

Burime nga vendi i ngjarjes, bëjnë të ditur se, deri nesër në orën 12:00 do të pritet që të largohen banorët e fundit me qëllim që të nisë vendosja e vendosjes së lëndës eksplozive.

Aktualisht, forcat e INUK kanë filluar që të dobësojnë strukturën e ndërtesës me qëllim që shembja të jetë më e lehtë.

Ndërkohë në fotot të bëra nga korrespodenti i A1 Report dhe Shqiptarja.com tregojnë se po shemben kolonat anësore të pallatit.

PALLATI I "BASHES", INUK PRISH LOKALET
Kur kanë mbetur dhe dy ditë nga afati i vendosur prej INUK për largimin e banorëve nga komplesi “Jon”, në objekt kanë shkuar ekspertë të xhenios për të studjuar mënyrën e vendosjes së eksplozivit. Ekspertët kanë parë vendin dhe kollonat se ku do të ndërhyhej në shpimin e vrimave, në mënyrë që të vendosnin eksplozivin. Sipas zyrtarëve të INUK, duhet të paktën një javë për përgatitjen e terenit, pasi objekti është tepër i madh, në krahasim me dy rastet e tjera, ku INUK përdori praktikën e eksplozivit. Në këtë rast, forcat e ushtrisë dhe INUK pritet të përdorin qindra kilogram tritol, ndërkohë që gjatë ditës së djeshme është studjuar që objekti të rrëzohen në anën perëndimore dhe jo nga ana e rrugës, që ndodhet në lindje. Kjo për shkak se sipas specialistëve të ushtrisë, do të sillte bllokimin për një kohë të gjatë të rrugës.

Prishja e lokalit
Policia e Vlorës, FNSH ja dhe INUK-u kanë vazhduar në orët e para të ditës së djeshme prishjen ballore të kompleksit “Jon”, ku ka qënë vazhdimi i prishjes së pishinës si dhe lokalit, procesi për të cilin mbeti në mes dy ditë më parë. Pallati tetë katësh tashmë ka nisur të zbrazet nga orenditë shtëpiake, ku ata banorë të cilët kanë blerë apartamente kanë mbritur dje në orët e para të ditës në Vlorës ( pasi shumica e tyre jetojnë jashtë Vlorës) dhe po kanë  hequr orenditë shtëpiak. Janë 13 familje të cilat kishin apartamente në këtë kompleks, ku me mjete trasporti si dhe me puntorë kanë bërë zhvendosjen e të gjitha orendive shtëpiake nga apartamentet e tyre.

Paralajmërimi për gjyq
Shuma financiare që qeveria ka vendosur të shpronësojë banorët e kompleksit “Jon”, nuk i ka kënaqur aspak të gjithë pronarët. Sipas tyre apartamentet i kanë blerë me një çmim prej 1300 euro metro katror, ndërkohë që qeveria vendoste ti shpëprblente me 570 mijë lekë të vjetra. Sipas tyre kjo është një padrejtësi totale dhe se shumë shpejt vendimin e qeverisë, do e kundërshtojnë në gjykatë. Banorët, pretendojnë se shuma financiare është qesharake. Ndërkohë mësohet se gati gjysma e banorëve të kompleksit “Jon” kanë qënë puntorë gjatë ndërtimit të këtij pallati, dhe se kanë marrë apartamentet, në vend të pagesës.

Gjika: Kërkesa për transferim absurde
 Gjyqi ndaj kryebashkiakut të pandehur të Vlorës, është shtyrë për të dytën herë. Shak ka qënë mungesa e avokatit mbrojtës të të pandehurit Gentjan Sherifaj, i cili ka paraqitur raport. Ndërkohë që pasi ka dalë nga gjykata Shpëtim Gjika është shprehur se ishte i gatshëm të përballet me prokurorinë, ndërkohë që kërkesën e saj për transferim të dosjes në Tiranë e shikon si absurde. Sipas tij asnjë prokuror nuk është kërcënuar.
 
Shkrimi u publikua sot (06.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)