Një nga objektet kult të sportit shqiptar, pallati i sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, rrezikon dita-ditës të shkatërrohet pjesërisht, të humbasë identitetin dhe pamjen e tij dhe pse jo, të zhduket. U bë e disata here që në pallatin e sportit të vetëm të kryeqytetit ndërhyhet pa njoftuar fare, duke rrëmbyer me dashje pjesë të territorit të tij. Njëpallat sporti që është një kult për sportin tone dhe që rrezikon të humbasë identitetin e tij, tëfshihet e të zhduket pa lënë gjurmë, pasi territori i tij rrethues prej kohësh po uzurpohet, duke i marrë frymën.
Rasti i pare ishte ndërtimi i një lulishte pa leje dhe, megjithëse u njoftua disa here radhazi Bashkia e Tiranës, kjo e fundit nuk dha asnjë përgjigje, përkundrazi e la ndërtimin e asaj lulishte pa leje edhe pse tha se do të ndërhynte në zgjidhjen e çështjes. Madje sot, Florian Hoxha shprehet se atë lulishte e kanë lënë të ndërtohet njerëzit e sportit të bëhet pa leje, ndërkohëqë ne kemi kërkuar ndihmën dhe ndërhyrjen e Bashkisë së Tiranës. Ne disponojmë letrat që i janë drejtuar si kryetarit të Bashkisë, ashtu dhe inspektoriatit të Bashkisë, policisë së ndërtimit dhe asaj bashkiake, rajonit të policisë etj., dhe të gjithë këta njerë sot bëjnë një sy qorr dhe heshtin kur duhet të marrin përsipër përgjegjësitë, pasi e dinë fare mirë se janë ata vetë që i kanë lejuar këto ndërtime pa leje.
Dhe sot vjen një tjetër rasti ndërtimit pa leje, akoma më i rëndë dhe ky është një rast akoma më shqetësues, pasi ndodh në mes të ditës. Është zgjedhur pikërisht fundjava për të bërë punime në territorin e jashtëm të pallatit të sportit, duke prishur një pjesë të oborrit të tij. Problemi është se këto punime cënojnë edhe kollonat mbajtëse të pallatit të sportit dhe kjo përbën një rrezik të madh për shembjen e këtij objekti kult të sportit shqiptar. Ndaj, duhet urgjentisht të ndërpriten punimet dhe ato të vijojnë brenda linjës që ka rruga. Ky pallat sporti është një vepër arti dhe nuk mundet askush të ndërhyjë në të, kur ka mundësi që kjo rrugë të kalojë në krahun tjetër, pa prekur dhe shkatërruar pallatin e vetëm të sportit në kryeqytet.

(Në foto: Dëmtimi i pallatit të sportit nga firma që po ndërton rrugën)
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.09.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com