TIRANE- Një sipërfaqe prej 65 metra katror që i përkiste shtetases Sadete Osmani, trashëgimtares së Rakip Osmanit është rrëmbyer nga biznesmeni Artur Haxhi me anën e dokumentave të falsifikuara dhe më pas ai këtë sipërfaqe trualli, e ka bashkuar në hipotekë dhe me sipërfaqe të tjera toke, duke arritur të nxjerrë një çertifikatë të vetme pronësie.

Nga burime pranë prokurorisë së Vlorës mësohet se origjina fillestare e kësaj prone daton para vitit 1944 dhe se i përkiste shtetasit tashmë të vdekur Rakip Osmani, vëllait të Reshat Osmanit.