Pallati u shkrumbua nga flakët, banorët në Fushë-Krujë në qiell të hapur i tremben dimrit

Banorët e pallatit 3 katësh në fshatin Zallë të Fushë-Krujës që u përfshi nga flakët një muaj më parë e për pasojë u dogjën 4 banesa po kalojnë një situatë tepër të vështirë. Ata shprehen se kanë mbetur në qiell të hapur, ndërsa reshjet e dendura të disa ditëve më parë kanë nxjerrë jashtë funksionit edhe shtëpitë e tjera të kateve të mëposhtme. Banorët të irrituar shprehen se nuk është marrë asnjë masë për ta, madje situata është përkeqësuar më tepër. Ata bëjnë apel për ndihmë pasi vetë janë të pafuqishëm që të ndërtojnë një shtëpi të re, përpara se ditët e ftohta të afrojnë.

"Kati i tretë ka dal në fushë, kati të dytë i ka hy uji brënda ndërsa katit të parë ëshët duke i hy avash avash. Dimri është duke ardhë, çfar të bëjmë ne. Na kanë thënë jemi duke ardh jemi duke ardh, vetëm zoti e din se çfar do të bëhet me ne. Njëi ka ik me qera i shkreti, tjetri ka ik tek goca e vet. Ai një pension ka. Çfar do të bëje më përpara me një pension, të haje, të pije, smulliqet ku do ta mbyse veten" shprehet një banorë.

"Ne kërkojmë një ndihmë, pa asnjë përkrahje jemi. Pa asnjë lloje shprese jemi. Jemi në qiell të hapur. " ka thënë banori.

Zjarri që përfshiu pallatin 3 katësh u konstatua nga një fëmijë në një nga hyrjet. I mituri ndodhej i vetëm në banesë, pasi prindërit ishin në punë. Pasi ka parë zjarrin ai ju ka kërkuar ndihmë fqinjve që lajmëruan zjarrfikësen. Por flakët u përhapën me shpejtësi në të gjithë çatinë e ndërtuar me material druri, e cila ishte e vjetër. Nga flakët u dogjën katër hyrjet e katit të tretë, ndërsa mbetën të asfiksuar nga tymi edhe katër fëmijë të cilët ishin në godinë, pasi nuk arritën që të dalin, por ndërhyrja në kohë e njërit prej banorëve arriti që t'i shpëtonte.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin