Palmer: Kosovës nuk i kërkohet të gëlltisë diçka që nuk e dëshiron

Palmer: Kosovës nuk i kërkohet të gëlltisë diçka që nuk e dëshiron

Matthew Palmer, përfaqësues special amerikan për Ballkanin Perëndimor, ka vizituar Kosovën në kuadër të përpjekjeve të tij për të shbllokuar procesin e dialogut me Serbinë, që synohet të finalizohet me marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese. Kjo, sipas tij, do t’i çlironte potencialet edhe në Kosovë e edhe në Serbi, sikurse edhe do të siguronte përfitime ekonomike e politike për të dyja vendet.

Ajo që ka siguruar Palmer është se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se, pa e pranuar këtë realitet, Serbia nuk do të mund të llogarisë që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Ndërkaq, Matthew Palmer, ka bërë të qartë se në asnjë mënyrë nuk do t’i kërkohet Kosovës që të pranojë diçka që e sheh si të papranueshme.

“Askund Kosovës nuk i kërkohet që të gëlltisë diçka që nuk e dëshiron apo që nuk është në interesin e saj. Kosova vendos vetë për fatin e saj dhe Kosova vetë do të vendosë se kush flet për të në këtë proces. Ajo vetë do të vendosë se për çka dëshiron të negociojë dhe vetë do t’i vendosë parametrat e angazhimit: duam ta bëjmë këtë, nuk duam ta bëjmë këtë”, ka thënë Palmer gjatë një takimi në Prishtinë me një grup studentësh dhe pjesëtarësh të shoqërisë civile. “Kosova nuk duhet të hyjë në negociata e papërgatitur. Ajo duhet të vendosë se çfarë qëndrimi do ta marrë para negociatave dhe ne jemi partnere të Kosovës në këtë proces”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:34
Mediat serbe: Palmer i qartë, s'ka BE për Serbinë pa njohur Kosovën shtet

Vizitën e përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor të SHBA, Matthew Palmer, mediat serbe e kanë cilësuar si një mesazh të qartë që SHBA i ka dhënë Serbisë në lidhje me Kosovën. Ato shkruajnë se Palmer e tha qartë për të gjithë se “Serbia nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE nëse nuk njeh pavarësinë e Kosovës."

Palmer, gjatë një bisede me studentët në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, tha se Vuçiç e dinte që Serbia kurrë nuk do të hynte në BE pa zgjidhur problemin me Kosovën” shkruajnë mediat serbe, të cilat theksojnë dhe faktin se Serbia duhet të ndalojë fushatën për të tërhequr njohjen e Kosovës.

Cilido hap që do të ndërmerret pas normalizimit do të jetë më i lehtë. Sapo të formohet një qeveri e re, do të duhet të rinisin negociatat. Ne nuk e shohim integrimin e vendit tuaj pa pajtim me Serbinë. Ju meritoni NATO, BE, OKB, ju meritoni të mos jeni pas SHBA, por krah për krah me ne. E tillë është e ardhmja përmes dialogut, sepse status quo nuk është i mjaftueshëm. Bisedimet me Serbinë ishin të ndërlikuara. Por historia e Kosovës ka qenë gjithmonë për tejkalimin e sfidave dhe kompromiseve. SHBA nuk imponojnë një marrëveshje, Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë dhe aprovojnë atë. Negociatorët duhet të kenë vend për të eksploruar idetë”, citojnë mediat serbe një pjesë të fjalës së Palmer në Kosovë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja