I ngarkuari special për Ballkanin Perëndimor nga DASH, Matthew Palmer theksoi nevojën e bashkëpunimit politik si një nga pikat kryesore për të garantuar Integrimin Europian dhe ndërtimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Këtë deklaratë Palmer e bëri pas Mëngjesit të Lutjeve, gjatë aktivitetit të organizuar për Europën Juglindore, në kujdesin e kreut të PR, Fatmir Mediu dhe Kongresmenit Robert Aderholt.
Në takim merrnin pjesë edhe Sam Bronback, i ngarkuari i Sekretarit Pompeo për lirinë fetare, përfaqësues të Bundestagut Gjerman si dhe përfaqësues nga të gjithë vendet e Europës Juglindore. Ndërsa Shqipëria përfaqësohej edhe nga Presidenti Meta, ministri Pandeli Majko, deputeti Damian Gjiknuri dhe ish deputeti Kosova.
Të gjithë të pranishmit shprehën mbështetjen e tyre për ndërtimin e një fryme politike të komunikimit e mirëkuptimit për të garantuar një politikë e cila bazohet në vlerat e besimit në Zot dhe respektin për njerëzit.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Fatmir Mediu I vrau e per pak sa nuk shuajti gjithe fshatin Gerdec dhe shkon ne Washington tani. Pffff vjen e ere e qelbur kjo lloj politike
Përgjigju