Deputeti i Partisë Demokratike i është përgjigjur Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i cili tha se protestuesit e PD-së dhunuan punonjësit e policisë, ku ka thënë se kjo është pjesë e kllounatës që ka nisur që nga Kryeministri e deri tek nëpunësi më i thjeshtë i këtij shteti.

Dëgjova Kryetarin e Bashkisë të thoshte se përfaqësuesit e PD-së, kanë dhunuar punonjësit e policisë bashkiake.  Kjo është pjesë e kllounatës, nga i gjati deri në fund të gjithë janë klounë. Ky është një shtet qesharak, klounësh” ka thënë Paloka.

Paloka ka shtuar se, ka mbi dy orë që Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë është e bllokuar.

Shefat e policisë janë zhdukur. Askush nuk reagon. Policia po hesht. Ka ardhur Prokurori i gatshëm. Për fat të mirë, ju ishit dëshmitar sesi policia e shtetit dhe ajo bashkiake ka dhunuar qytetarët. U përplasën fizikisht me deputetët. Ne, bashkë me qytetarët kemi qenë në mbrojtje të ligjit. Sot në polici duhet të ishte Rama, Veliaj dhe jo qytetarët. Ligji është shkelur nga ata që kanë urdhëruar policit që të dalin në mbrojtje të shkeljes së ligjit” ka thënë Paloka.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)