Paloka: Kapet me drogë vëllai i 
Dionis Ymerajt, Tahiri: S'ka vëllaVIDEO/Si u arrestuan trafikantët e drogës

Paloka: Kapet me drogë vëllai i <br />Dionis Ymerajt, Tahiri: S'ka vëllaVIDEO/Si u arrestuan trafikantët e drogës
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, denoncoi sot nga foltorja e Kuvendit se është kapur në Durrës me 70 kg drogë, Islam Ymeraj, vëllai i Drejtorit të Tatimeve të Dibrës, Dionis Ymeraj. 
 
Lajmi i fundit vjen nga Durrësi. Sapo është kapur me 70 kg drogë vëllai i kreut të Tatimeve të Dibrës. Është Islam Ymeraj, vëllai i drejtorit të Tatimeve të Dibrës, Dionis Ymeraj. Vëllai i dytë që ndalohet me drogë. Pas Robert Agës, vëllai i shefi të komisariatit të Dibrës”, u shpreh Paloka.
 
I menjëhershëm ishte reagimi i Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili përgënjeshtroi Palokën, duke deklaruar se kryetatimori i Dibrës, Dionis Ymeraj, nuk ka vëlla. Tahiri sqaroi gjithashtu se aksioni antidrogë në Durrës është zhvilluar dy ditë më parë, ndërsa ironizoi me opozitën që e mori vesh vetëm sot.
 
“Të korrigjoj, Dionis Imeraj nuk ka fare vëlla. E dyta, aksioni ka ndodhur pardje, jo sapo, je dy ditë vonesë, ka dalë dhe filmimi i aksionit, janë arrestuar në një lokal, kanë dalë edhe emrat, dhe je me dy ditë vonesë, për opozitën është e pafalshme, 48 orë vonesë”, tha Tahiri.  
 
Ministri i Brendshëm shtoi Policia e Shtetit po kryen detyrën në mënyrë të pavarur, pa njohur njerëz me imunitet, pa njohur njerëz të paprekshëm. “Vlerësoni mirë kursin logjik të politikës që bëni. Jeni opozita e vetme në botë, që arrestimet që bën policia vini këtu dhe i sillni si akuza ndaj policisë”, tha Tahiri. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Të rinj e veteranë në maratonën e notit, pjesëmarrës edhe ikona e këtij sporti 82 vjeçari Sulejman Poda

Pogradec/ Të rinj e veteranë në maratonën e notit, pjesëmarrës edhe ikona e këtij sporti 82 vjeçari Sulejman Poda