Përçarje të votave të blera e ka konsideruar Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Edi Paloka, pamundësinë e mazhorancës për votimin e ligjeve me 84 vota në Parlament.

“Zbërthehet mazhoranca mercenare e 85 votave. Edvini s’mundi të miratonte një sërë ligjesh, për shkak se 7 deputetë nga radha e shumicës refuzuan t’i bashkohen oborrit parlamentar për një votim përmendësh, i cili i kthen ministrat e Ramës në pashallarë të policisë, drejtësisë dhe ekonomisë”, u shpreh Paloka.

Sipas tij, nuk ka asnjë siguri që këto ligje do të kalojnë seancën e 31 korrikut.