Kryetari i grupit të Partisë Demoklratike Edi Paloka ka akuzuar qeverinë dhe Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj se me paratë e qytetarëve kanë vendosur fotot e Enver Hoxhës në Pezë
“Edi Rama nxiti sërish sot ndasi e konflikt social, duke provokuar shoqërinë me nderimin që i bëri diktatorit Hoxha dhe shpurës tjetër komuniste të regjimit kriminal, që vranë, internuan, dënuan pa gjyq, zhdukën të drejtat elementare të njeriut, dhe sollën krizën e urisë për 45 vite në Shqipëri. Përmes pinjollit të tij në Bashkinë e Tiranës, Edi Rama organizoi një aktivitet shtetëror me fotot e enverit e nexhmies në Pezë, kësaj radhe me akt edhe më agresiv duke i vendosur ato në vendin e nderit. Edhe më e rëndë është kjo ngjarje, kur të tilla manifestime bëhen me paratë e taksave të qytetarëve” -tha Paloka
Paloka i ka kërkuar Kryemsinistrit që të heqë dorë nga këto provokime me diktatorin Hoxha.
Ja deklarata e plotë e Palokës
Edi Rama nxiti sërish sot ndasi e konflikt social, duke provokuar shoqërinë me nderimin që i bëri diktatorit Hoxha dhe shpurës tjetër komuniste të regjimit kriminal, që vranë, internuan, dënuan pa gjyq, zhdukën të drejtat elementare të njeriut, dhe sollën krizën e urisë për 45 vite në Shqipëri.
Përmes pinjollit të tij në Bashkinë e Tiranës, Edi Rama organizoi një aktivitet shtetëror me fotot e enverit e nexhmies në Pezë, kësaj radhe me akt edhe më agresiv duke i vendosur ato në vendin e nderit.
Edhe më e rëndë është kjo ngjarje, kur të tilla manifestime bëhen me paratë e taksave të qytetarëve.
Partia Demokratike e dënon këtë politikë të shëmtuar e kriminale të Edi Ramës që nga viti në vit po glorifikon dhe po restauron dikatorin më të egër të lindjes, duke e bërë tashmë pjesë zyrtare të protokollit.
Ky është akti i një kryeministri të dështuar, i neveritur tashmë nga mbarë shoqëria që rreket në mënyrë të dëshpëruar të ruajë mbështetjen tek një grusht omunistësh.
Ne i kërkojmë Edi Ramës të heqë menjëherë dorë nga këto provokime, me diktatorin, regjimin e të cilit mijëra shqiptarë e kanë paguar me gjak e me jetën e tyre.
Nëse ai vazhdon të glorifikojë me arrogancë e me forcë enver hoxhën, qytetarët e vendit dhe ne do ti japim përgjigjen që meriton, përgjigjen që ka marrë dhe idhulli i tij.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com