Paloka-Ramës:Ke probleme me
gjuhën, s’i kuptove Lu e Yee

Paloka-Ramës:Ke probleme me<br />gjuhën, s’i kuptove Lu e Yee<br>
Nënkreytari i Parlamentit, Edi Paloka, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, në lidhje me zhvillimet e fundit, që kanë në fokus ish-ministrin Saimir Tahiri. Paloka shkruan në ‘facebook’ se Rama ka filluar të ketë probleme me gjuhët, teksa ndalet te deklaratat e zv.ndihmës sekretarit të shtetit, Hoyt Brian Yee, dhe ambasadorit Donald Lu mbi akuzat ndaj Tahirit.

Deputeti i PD deklaron se dy zyrtarët e lartë thanë të njëjtën gjë, por Rama nuk i kuptoi, teksa iu kujton shqiptarëve fabulën e gomarit që po e hante ujku dhe thotë "duhet të jem në ëndërr", duke shtuar se ujkun s'e di kush është, por për gomarin është i sigurt.

“Rama ka filluar te kete probleme me gjuhet... Pak dite me pare nuk kuptonte italishten e prokuroreve antimafia. Dje Ramen dhe mediat e kazanit te tij “i ngaterroi” anglishtja e zyrtarit te larte amerikan Hoyt Brian Yee i cili tha qartazi e prere se “...askush nuk mund te jete mbi ligjin, askush nuk mund te kete imunitet mbi ligjin. Mbeshtesim prokuroret dhe gjyqtaret te cilet ndjekin hetimet dhe denimet kudo qe ato shkojne ne nivele te larta...qeveria duhet te japi e para shembull ne luften kunder krimit dhe korrupsionit...”

Sot ambasadori Lu foli ne shqip dhe tha te njejten gje qe nje dite me pare e tha eprori i tij, por Rama” u ngatrrua” edhe me keq. Te kete probleme me gjuhet, apo “gjuha” ka filluar t’i hap probleme? E dini te gjithe ate fabulen e gomarit qe po e hante ujku dhe thonte: “duhet te jem ne enderr”. Se kush eshte ujku une nuk e di, po per gomarin jam me se i sigurt”, shkruan Paloka.

paloka fb

(Postimi i Edi Palokës)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës