Diamanti në gishtin e saj të martesës ka qenë gjëja e parë që ka rënë në sy gjatë paraqitjes së Pamela Anderson në eventin “Haiti Gala’ në një hotel në Beverly Hills, ditën e djeshme.

Ajo ka deklaruar se është rimartuar me ish partnerin e saj Rick Salomon dhe se ndihet mjaft e lumtur për këtë fakt.

“Ne jemi shumë të lumtur. Familjet tona janë gjithashtu shumë të lumtura dhe kjo është ajo që ka rnëdësi”, ka thënë Anderson.

pamela anderson

Martesa e saj e parë me Salomon është bërë më 7 tetor të vitit 2007 në një ceremoni në Las Vegas.

Dy muaj më vonë çifti u nda dhe në shkurt të 2008 ata u ndanë sipas rregullave.

Ajo gjithashtu ka pasur një marrëdhënie të luhatshme me ishin e saj dhe babain e dy fëmijëve, Tommy Lee.

46 vjeçarja u shfaq e vetme mbrëmjen e djeshme me një fustan pink, i cili ekspzonte format e saj ende seksi.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)