Dmth ka shumë njerëz që burgun e dinë kamp pushimi. Një biçim vendi rehati ku pihet mall e bëhet qejf.

Jo vetëm që gjyqet të jepen live, por hera herës mirë është të jepen edhe pamje live nga burgjet. Duhen parë direkt se ç'bëhet aty dhe, se sa lidhje ka me ato që thuhen.

Madje gazetarët dhe deputetët duhet të lejohen të bëjnë dhe vizita në burg, ku t'u ngatërrohet era e parfumit që kanë hedhur në mëngjes me aromën e preshit apo specit të skuqur me vaj të djegur.

Pamja fizike e Ilir Metës tregon ndëshkim, jo izolim për llogari të hetimit. Ndëshkimi është term mesjetar dhe nuk ka asnjë lidhje me izolimin për llogari të zhvillimit të hetimeve.

Arresti me burg në Shqipëri është as më pak e as më shumë, po NDËSHKIM! Kështu thotë edhe propaganda: "fundi i pandëshkueshmërisë".

Pamja e Ilir Metës është prova e gjallë e ndëshkimit popullor të drejtësisë së sotme.

Nëse i uroni dikujt ndëshkim, ky është ndëshkimi.

Mendojeni në lëkurën tuaj, para se t'ia uroni dikujt tjetër.

Dhe më në fund, po e përsëris atë që kam mbi 10 vite që e them: dënoni fajtorët dhe mos ndëshkoni njeriun!

Ligjet e arrestit me burg për t'u bërë qejfin turmave duhen groposur.