Bukuritë e vendit tonë nuk shterojnë as në mes të dimrit. Dëbora që ka zbardhur malet ka tërhequr jo pak vëmendje edhe nga të huajt. Ata duket se po shijojnë së tepërmi bukurinë dhe paqen që fal bardhësia e dëborës.

Një çast i tillë është zgjedhur sot dhe nga ambasada e SHBA në vendin tonë. Ambasada ka zgjedhur për foto dite një pamje mahnitëse nga mali i Gjallicës, në Kukës, i cili është mbuluar i gjithi nga pëlhura e bardhë e dëborës.

“Foto e Ditës | Mali i Gjallicës mbuluar me dëborë, fotografuar nga kolegu ynë Fation Plaku”, shkruhet përbri fotos së publikuar në ‘FB’ e ambasadës.

ambasada e shba
(Postimi i ambasadës së SHBA)

d.c./shqiptarja.com