CNN ka publikuar ekskluzivisht pamje të reja të përplasjes ajrore midis një helikopteri ushtarak dhe një avioni në fazë uljeje në Uashington.
Videoja tregon më qartë se materialet e mëparshme dhe nga një kënd tjetër momentin e përplasjes midis dy mjeteve ajrore, shpërthimin dhe rrëzimin e mbetjeve në ujërat e lumit Potomac.
Në incident janë përfshirë një helikopter Black Hawk dhe një avion Bombardier CRJ-700 i American Airlines, i cili po vinte nga Wichita, Kansas.

Komente

