Autobusi nga Kosova përmbyset në Serbi, 17 të plagosur! Pasagjeri: Ishim në gjumë, rruga nuk ishte pastruar nga bora e ngricat
Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur në afërsi të Krushevacit të Serbisë ku një autobus i kompanisë turistike të Kosovës ka dalë nga rruga duke u përmbysur.
Redaksia 12 Janar 2022, 00:49 | Përditesimi: 12 Janar 2022, 09:06
Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur në afërsi të Krushevacit të Serbisë ku një autobus i kompanisë turistike të Kosovës ka dalë nga rruga duke u përmbysur. Mësohet se shkaku i këtij aksidenti ka qenë kushtet e vështira të rrugës nga bora e ngrica. Sipas mediave serbe, 17 persona janë lënduar lehtë ndërsa nuk raportohet për viktima, gjithashtu bëhët me dije se të lënduarit janë shoqëruar drejt spitalit jashtë rreziku për jetën.
Për këtë aksident është prononcuar pronari i kompanisë, Gazmend Zhitia.
‘Po e vërtetë një autobus i yni ka dalë nga rruga mirëpo për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm 8 udhëtarë gërvishje të lehta’, deklaroi ai.
Aksidenti ndodhi në afërsi të Krushevacit në Serbi, ku një autobus i kompanisë “Zhitia Trans” që po udhëtonte nga Kosova drejt Sllovenisë është përmbysur. Raportohet se në momentin që ndodhi aksidenti, ishin duke 80 persona drejt Sllovenisë.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:02
Autobusi përmbyset në Serbi, pasagjeri: Ishim në gjumë, rruga nuk ishte pastruar nga bora e ngricat
Një prej udhëtarëve që ishte në autobusin nga Kosova që u përmbys në Krushevc të Serbisë ka rrëfyer moment e aksidentit. Ai shprehet se në momentin e aksidentit shumica e udhëtarëve ishin në gjumë, ndërsa shtoi se rruga ka qenë e keqe pasi nuk ishte pastruar nga autoritetet serbe.
Sipas tij shoferi i autobusit nuk ka asnjë faj sepse as nuk ishte me shpejtësi të madhe, meqë edhe kushtet e rrugës nuk e lejonin një gjë të tillë.
Pasagjeri tha se autoritetet serbe kanë reaguar shpejt.
“Pra ka ardhur një autobus tjetër për të na marrë. Jemi në afërsi të Krushevcit”, tha ai.