Pamje të habitshme një fshat në Indonezi përfshihet nga “përmbytjet e kuqe”, duken si liqen gjaku

Pamje të habitshme një fshat në Indonezi përfshihet nga “përmbytjet e kuqe”, duken si liqen gjaku

Një fshat në Indonezi është përfshirë nga përmbytjet por ajo që bie në sy është ngjyra e kuqe e ujit, duke e krijuar imazhin e një liqeni me gjak.  Mijëra përdorues në rrjetet sociale publikuan fotografi dhe video të fshatit Jenggot, në pjesën qendrore të ishullit Java, i cili është prekur nga përmbytjet. Ngjyra e kuqe e ujit është shkaktuar nga ngjyra që përdoret për ngjyrosjen e rrobave.

Ky fshat ndodhet afër qytetit Pekalongan, i njohur për prodhimin e batikut, metodë tradicionale indoneziane për përdorimin e dyllit për t’u rezistuar ngjyrave me bazë uji.  Nuk është e pazakontë që lumenjtë në Pekalongan të marrin edhe ngjyra të tjera. Uji me ngjyrë të gjelbër e mbuloi një fshat në veri të këtij qyteti gjatë vërshimeve muajin e kaluar.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

‘Spiun i sigurimit’/ Demalia ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Palaço, ti nuk je burrë! Mua më përndoqi regjimi, lirinë time s’e blen dot

‘Spiun i sigurimit’/ Demalia ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Palaço, ti nuk je burrë! Mua më përndoqi regjimi, lirinë time s’e blen dot