Një video e papublikuar e artistit shqiptar Olen Çesari po bën xhiron e rrjetit. Macron luan me violinën e tij në një darkë me Ramën.

“Ky është një moment gazmor gjatë darkës zyrtare për Presidentin francez Emmanuel Macron, të organizuar nga Kryeministri shqiptar Edi Rama. Pas interpretimit të disa pjesëve serioze, patëm këtë moment të çmendur, kur Presidenti Macron më ndihmoi të luaja këtë pjesë”, shkruan Olen Çesari.