TIRANË- Jasmin Pepaj, Rezart Pepaj dhe Sherif Kadroviç, duke u hequr si njerëz të rëndësishëm në strukturat e shtetit kanë tentuar që të mashtrojnë një biznes në Tiranë, me qëllimin që t’i marrin 130 mijë euro, mirëpo tentativa e tyre rezultoi e dështuar.
3 personat nga Shkodra janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit ‘Signal’, pasi kishin ndërtuar një skemë të mirëfilltë mashtrimi, nga e cila e kishin pësuar disa biznese. Nëpër biznese u prezantoheshin sikur punonin në Drejtorinë e Tatimeve e institucione të tjera dhe flisnin në emra të zyrtarëve të këtyre institucioneve. “Preja” e radhës ka qenë një biznes në kryeqytet, mirëpo nuk arritën të çonin deri në fund planin, pasi u arrestuan në flagrancë nga policia. Uniformat blu kanë pritur deri në momentin që është bërë dorëzimi i parave dhe më pas iu janë vënë prangat.
Operacioni është kryer nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe me Prokurorinë, e ndërsa gjatë kontrolleve në banesat e tyre, janë gjetur edhe 12 600 euro të tjera.
Hetimet vijojnë pasi ka dyshime se përveç Jasmin Pepaj 40 vjeç, Rezart Pepaj 31 vjeç dhe Sherif Kadroviç, 36 vjeç të tre banues në Shkodër, ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal e ndwrsa po verifikohet sa është numri në total i bizneseve që kanë rënë pre e mashtrimit. Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Mashtrimi”.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
19 Dhjetor, 08:16
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
62.1%
-
Jo
18.4%
-
Duhet më shumë
19.6%
Vota total: 2767
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Atmosfera festive në Tiranë 'rrëmben' vëmendjen e medias prestigjoze 'Reuters'
19 Dhjetor, 20:43
-
Tragjedi në Tiranë/ Dy kushërinj gjenden të vdekur në banesë, u asfiksuan nga rrjedha e gazit! Nga Greqia kishin ardhur për ta rikonstrukuar (VIDEO+EMRAT)
19 Dhjetor, 18:59
-
Kasanof takohet me Ramën, shqyrtohet përparimi i Shqipërisë drejt BE-së, transparenca dhe reforma në drejtësi
19 Dhjetor, 17:07
-
Trafiku paralizon Tiranën, ‘karvane’ mjetesh në rrugë, qytetarët: Është bërë i padurueshëm, na streson
19 Dhjetor, 16:09
-
Tiranë/ Preu dorën në makinerinë e një fabrike vaji, ndërron jetë 65 vjeçari
19 Dhjetor, 16:00
-
Tiranë/ Goditën me grusht dhe kërcënuan me thikë 38-vjeçarin, nis hetimi për të miturit
19 Dhjetor, 14:48
-
Tiranë/ Goditi me grusht punonjësin e Policisë, arrestohet 23 vjeçari
19 Dhjetor, 14:41
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor, 14:06
-
Tiranë/ Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, arrestohen 5 administratorë subjektesh, 3 të tjerë në kërkim
19 Dhjetor, 13:57
-
Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës
19 Dhjetor, 13:37
-
Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, kamuflohej mes makaronave aziatike! 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
19 Dhjetor, 11:44
-
Tiranë, arrestohet 42 vjeçari afër shkollës së mesme të bashkuar në Krrabë, kanoste me thikë nxënësit
19 Dhjetor, 10:04