Një fëmijë jo më shumë se 10 vjeç, është kafshuar nga një qen endacak, i llojit pitbull. Ngjarja u regjistrua në një zonë periferike në Tiranë, ndërsa pamjet qe mbërrijnë në redaksi, tregojnë plagët që ka marrë fëmija në trup si pasojë e kafshimit. I mituri u dërgua në spital, ndërsa ka qenë i ati i fëmijës i cili ka denoncuar rastin pranë institucioneve vendore, të cilat merren me trajtimin e qenve endacakë të qytetit.
Babai i 10 vjeçarit, tregon se djali i tij ishte duke luajtur me shokët e lagjes, në rrethinat e zonës, kur qeni sulmoi fëmijët. Pavarësisht, se ata janë mbrojtur, 10 vjeçari nuk ka arritur t’i shpëtojë sulmit të qenit endacak.
Ai shprehet se dëmi fizik, e më pas ai emocional për djalin e tij dhe familjen e tyre është shumë i madh dhe kërkon nga institucionet që të merren masa për kapjen e qenve agresivë.
Nga ana tjetër, mësohet se Bashkia e Tiranës, ka vepruar duke e kapur qenin dhe e trajtuar atë me anë të sterilizimit, procedurë kjo në fuqi, e cila po aplikohen prej disa vitesh tashmë.
Ky qeni në këtë rast duhet me patjetër fatkeqsisht vrarë me injeksion sepse është i rrezikshëm.
PërgjigjuC eshte ajo flete pa vule,pa firme?? E sigurt qe nuk eshte nje levizje e kryetarit te bashkise per te nenvleresuar protesten per kafshet?? Sa me fat ky qeni
PërgjigjuNe USA,i eutanazojne ne raste te tilla,por qen endacake nuk ka e nuk lejohen.
PërgjigjuVRITINI QENTE SEPSE SULMOJNE FEMIJET SEPSE JANE TE URITUR DHE I KONSIDEROJNE FEMIJET PRE TE LEHTA...NUK TE SULMOJNE QENTE KUR NUK JANET TE URITUR....NUK SHEH NE GJERMANI ---AMERIKE QEN QE ENDEN RRUGEVE ,,,ATA I MARRIN DHE I VRASIN,,APO I MBAJNE NE QENDRA QENSH.....VETEM KETU TEK NE BREDHIN QENTE NE TUFA....
PërgjigjuO kriminel,qe ben sikur jeton jasht shtetit.. Ku ke pare te vriten kafshe ne perendim?? Nq nuk kafshe rruge,eshte sepse kujdesen ne qendra rehabilitimi... Perpos kesaj,ta them me siguri te plote qe qen rruge qe hane femije nga uria,nuk ekziston... Qebte qe sulmojne,gjithmone kane nga pas nje njeri katil qe i ka keqtrajtuar ose traumatuzuar... Me pak fjale,nq kjo ngjarje eshte e vertete,te gjendet pronari i pit bullit,ve doren ne zjarr qe eshte nje adoleshent qe e perdor per ndeshje dhe ky duhet denuar,jo qeni... Eshte pak a shume sikur per nje gabim te femijes ne kopsht,ta rrafim ne vend qe ti flasim prinderit... Veji gishtij kokes
E sterilizuan ? Ata Po na shqyejn e kafshojnë , nuk po na përdhunojnë !
Përgjigju