Një pamje e rrallë dhe mbresëlënëse është kapur në malet shqiptare nga Shkëlzen Ajrullai (i apasionuar pas eksplorimit të natyrës).

Përmes filmimeve me dron, ai ka sjellë momente të veçanta të një arushe me të vegjlit e saj, teksa lëvizin të qetë në habitatin e tyre natyror.

Shumë specie kafshësh në Shqipëri rrezikojnë zhdukjen dhe organizata të ndryshme kanë bërë thirrje për mbrojtjen e faunës në vend.

Pamje të tilla, si kjo e filmuar nga Shkëlzen Ajrullai, e arushës bashkë me të vegjlit e saj, janë gjithmonë e më të rralla në vendin tonë, prandaj përbëjnë ‘lajm’.