17- vjetori i Pavarësisë së Kosovës, publikohet foto e rrallë e Hashim Thaçit dhe Haxhi Shalës krah njëri-tjetrit në burgun e Hagës

17- vjetori i Pavarësisë së Kosovës, publikohet foto e rrallë e Hashim Thaçit dhe Haxhi Shalës krah njëri-tjetrit në burgun e Hagës

Hashim Thaçi dhe Haxhi Shala

Një foto e rrallë ka dalë nga ambientet e paraburgimit në Hagë teksa të qeshur dhe krah njëri-tjetrit qëndrojnë ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-deputeti i Kuvendit Haxhi Shala.

Fotoja është publikuar nga djali i Haxhi Shalës, Flakroni, gjatë një lidhje direkte më familjarët në këtë ditë të shënuar të Pavarësisë së Kosovës.

Krahas kësaj fotoje, Flakron Shala ka publikuar dhe një tjetër fotografi të hershme në kohët Thaçi dhe Shala ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndërsa tashmë të burgosur në Hagë.

“Nga fronti i luftës në 1999 te sfidat e sotme- gjithmonë në shërbim të Kosovës! Historia mund të ndryshojë, por idealet mbeten të pathyeshme. Gëzuar Pavarësinë, populli i Kosovës!” shkroi ai në postimin e tij.
 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

U fronëzua dje, Kryepeshkopi Joan mban në gjuhën shqipe meshën e parë në katedralen ‘Ringjallja e Krishtit’

U fronëzua dje, Kryepeshkopi Joan mban në gjuhën shqipe meshën e parë në katedralen ‘Ringjallja e Krishtit’