VLORE- Tonelata me mbetje të sjella nga deti kanë krijuar një pamje shqetësuese për pushuesit dhe banorët e Vlorës.

Kjo situatë vjen jo vetëm si pasojë e stuhive, por edhe nga papërgjegjshmëria e hedhjes se mbetjeve në kanale dhe hapësira publike.

Shpesh, këto mbetje përfundojnë në det dhe më pas rikthehen në breg sa herë përkeqësohet moti.

Punonjësit e bashkisë ndërhynë që në orët e para të mëngjesit për pastrimin e zonës, por pranojnë se fenomeni përsëritet shpesh.

Sipas tyre, bllokimi i kanaleve nga mbeturinat e hedhura nga qytetarët e vështirëson edhe më shumë situatën, duke e bërë pastrimin një sfidë të vazhdueshme.

Situata ka qenë e tillë përgjatë pothuajse gjithë vijës bregdetare në Vlorë, ku mbetjet janë shfaqur kryesisht në Lungomare.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:43
Pamje skandaloze nga Velipoja, plazhi mbulohet nga plehrat (VIDEO)

 

Pamje tronditëse të ndotjes masive të plazhit të Velipojës kanë qarkulluar në rrjetet sociale.

Aktivisti i ecomendje, Mirsad Basha,ka ndarë pamje nga plazhi i Velipojës i mbushur plot e përplot me plehra. Plazhi që në sezon veror reklamohet për turistët, në nëntor të 2025 ka këtë pamje.