Pamjet/ Aksion në plazhin e Gjipesë në Himarë, sekuestrohen 175 çadra dhe shezlongë, 2 persona nën hetim

Himarë- Sezoni veror shoqërohet edhe me tentativa abuzimi nga pronarët e bizneseve buzë plazheve apo vijës bregdetare, për të përfituar sa më shumë dhe shmangur detyrimeve tatimore.

Policia e Vlorës njoftoi sot (15 Gusht) se ka zhvilluar bashkë me Komisariatin e Himarës një operacion në kuadër të atij “Plazh i lirë” në shkallë kombëtare, duke proceduar shkelësit që kishin zënë hapësirën.

Ndërhyrja u bë në zonën e Gjipesë, ku u bllokuan 175 çadra dhe shezlongë të vendosur pa leje. Nën akuzë u morën 2 nga personat e dyshuar, teksa procedimi do ndiqet nga prokuroria vendore.  

“Pas kontrolleve dhe verifikimeve të kryera nga Stacioni i Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me bashkinë Himarë, Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura, është konstatuar se 2 shtetas kishin zënë hapësirë bregdetare në Gjipe, me 175 çadra dhe shezlongë të vënë pa leje”, sqaroi policia vendore.

Të dyshuarit e marrë nën hetim janë A. Z., dhe B. Sh. “Gjithashtu, pas sekuestrimit të çadrave dhe shezlongëve, është liruar hapësira bregdetare e zënë në kundërshtim me ligjin”, tha policia. Teksa shtoi se “kontrollet dhe verifikimet në kuadër të planit operacional “Plazh i lirë”, po vijojnë”.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 15/08/2024 13:39

    Dhe si gjithmonë aksionet për lirimin e plazheve ndodhin pikërisht ne fund te gushtit vetëm pak ditë para mbarimit te sezonit. #policiaqeduam

    Përgjigju
  • Leci: 15/08/2024 13:38

    Fukarai nuk paska pagur paratë bandave që marin paratë në emër të Shtetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)