PAMJET/ Rama rrëfen momentin kur refuzohej si kandidat në PS: S’më hapnin derën, më thonin tradhtar (Telefonata me Musa Ulqinin në 2003)

Edi Rama e mbylli të enjten e 20 marsit në një bisedë pa doreza me ekipin e Partisë Socialiste në njësinë nr.2. Për të rinjtë që nuk e njohin historinë, tregoi si refuzonin të pranonin në PS. Rrugëtimi politik i tij brenda PS ka nisur mes sfidash dhe skepticizmi nga brenda vetë partisë në vjeshtën e vitit 2003, kur, pas një muaji anëtarësimi në parti, kandidoi për kryetar të saj.

Rama ka rrëfyer në një takim me socialistët e njësisë nr. 2 fillimet e tij në PS dhe ata që nuk e mbështetën. Ai ka treguar se si ndalohej të hynte në sallat e konferencave, i detyruar shpesh të qëndronte te shkallët, i sulmuar nga militantët dhe drejtuesit që nuk donin ta merrnin aq seriozisht angazhimin e tij në parti.

“Ja ku jam unë shembulli. Betejën e parë për partinë… më lanë rrugëve më lanë. Më linin tek shkallët. Këtu te Njësia 2. Me atë kryetarin e organizatës”, tha Rama.

Për të kujtuar se kush ishte kryetari i organizatës socialiste që pranoi ta anëtarësonte në PS, ju desh një telefonatë ndihme me Musa Ulqinin.

"Merr Musa Ulqinin pyete. Unë vajta te organizata. I thashë Musait, Musa: ‘Ka kjo partia juaj zyra organizatash’. Po ka më tha. I thashë nesër unë dua të anëtarësohem në PS. Sa kisha fitu zgjedhjet e 2003. Vete aty unë, më morën, më regjistruan. S’dinin këta të shkretët se ça po i vinte, se këta e kishin këtu vjen njëherë rri tre vite, rritesh, masanej shohim. S’kishte atëherë ‘Deputeti që duam’. Edhe dal te dera, i thashë unë shpall sot kandidaturën për kryetar të PS. Pas një muaj ishte kongresi.

O nëne, o nëne. Gjithë ajo kërkesa, se bëheshin zgjedhjet lokale, thuaj Ramës të vij. U bë një vakum rreth e rrotull. Vetëm Ben Blushi ishte që i rezistoi vakumit. Musai e mbante veten, po prapë me një farsoletë fshinte pak mollëzat”, rrëfeu Rama.

Rrëfeu se si reagoi partia kur ai shpalli kandidaturën për kryetar ditën që u anëtarësua.

“Edhe shkoj unë te konferenca. Ku kishte atëherë të futeshe në konferencë. Më tha s’futesh dot ti këtu. Më thoshin ti je anëtar i zakonshëm i PS, nuk kandidon dot. Edhe u mblodh kryesia. Arta Dade ishte e deleguar aty, ishte ngrysur nga rreziku që po i kanosej partisë. Po më ka mbështet pastaj. Nuk më linin të hyja, pastaj në fund fare më lanë të hyja, po më tha Gramozi do hysh, po mos kujto se aty brenda po të presin ty.

Unë hyra, ata: ‘Tradhtar, tradhtar, mosmirënjohës, haram’. Në fund fare s’kisha firmat. S’më jepnin firmat. Unë te shkallët e Kongresit, këta ma bënin bëre gjë për firmat. Derisa në fund mi dhanë firmat, mora 6%, 40 e ca vota. Dhe dy vjet ishte black-out. Pastaj gjërat rrodhën”, rrëfeu Rama, si për të treguar se tanimë hapja e PS përkundrejt të rinjve është bërë një proces normal dhe qarkullimi i brezave nuk vjen me aq shumë sfida sa më parë”, tha Rama.

Sot e shënon tek sukseset e tij, edhe rizgjimin e Lulzim Bashës.

“Tani që u ngjall Luli.. Mezi e ngjalla dreqin. Ishalla s’po ma zë gjumi rrugës. Ai për influencer ka lindur jo për politikë, por e mori rrota e historisë dhe I ngeli në dorë”, tha Rama.

I bindur se PD-ja e Berishës nuk do të rritë votat e saj në 11 maj, i njeh një meritë Lulzim Bashës.

“Megjithatë nga 2013 deri në 2023 Partia e drejtuar prej tij në 2021 ka qenë më e forta që unë kam parë. Në raport me vetveten aty ata kanë qenë më të organizuar se çdo herë tjetër. Në 2023 ishin ‘Estrada e Ballshit’, në 2021 ishin më mirë se asnjë herë tjetër. Nuk kanë për të arritur ata rezultatin e artistit. Me thënë të drejtën. Është e vërtetë. Plus që po të shohësh lista e tyre e mbyllur është listë për opozitë. Bufi futi të gjithë faunën e ngushtë dhe e mbylli”, tha Rama.

Moçaleve dhe kënetës, siç ju referohet kundërshtarëve, ju jep këtë mesazh.

“Bëjnë gabim që përdorin patronazhistin dhe Noc Rrokun”, tha Rama.

Takimin e mbylli me një votuese nga diaspora që i premton mbështetje.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

SPECIALE/ Për herë të parë pianistët shqiptarë përballen me ata të huaj/ Konkursi ndërkombëtar 'Unë e adhuroj Shopenin' nxjerr në pah mangësitë

SPECIALE/ Për herë të parë pianistët shqiptarë përballen me ata të huaj/ Konkursi ndërkombëtar 'Unë e adhuroj Shopenin' nxjerr në pah mangësitë