Pamjet e shpërthimit me 200 gram tritol në Shën Petersburg, klientja i ofroi blogerit rus ‘dhuratën’ me lëndën plasëse

 

Ky është momenti i shpërthimit në lokalin e Shën Petersburgut ku humbi jetën blogeri rus Vladlen Tatarsky pasi u fut 200 gram tritol nga një kliente.

Fasada e godinës është dëmtuar ndërsa ende nuk ka një pretendim për një përgjegjës. Gjatë vitit të kaluar, Tatarsky kishte marrë pjesë gjithashtu në ngjarje në Kremlin. Në një rast ai kishte postuar një video ku thoshte “do të vrasim aq sa të duhet”.

Sipas rikonstruksioneve të para nga mediat ruse, blogeri ishte në kafene për një takim me publikun kur një grua i ofroi një kuti dhuratë që përmbante një statujë por që brenda kishte sasinë e tritolit.

Restoranti dikur i përkiste Yevgeny Prigozhin, me nofkën "kuzhinieri i Putinit", themeluesi i grupit mercenar Wagner.

Tatarsky, 40 vjeç, kishte një përvojë të gjatë lufte në Donbass nga 2014 deri në 2015 së bashku me separatistët e Donetsk. Më pas ai ishte bërë një nga blogerët ushtarakë më të ndjekur pro-Moskës, duke menaxhuar një kanal Telegram të ndjekur nga 560,000 përdorues në të cilin ai rrëfente ecurinë e konfliktit në Ukrainë. 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Shpërthim në Shën Petersburg, vdes blogeri i njohur ushtarak Tatarsky, klientja i dha statujën me 200 gram tritol! 25 të plagosur


/LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?